Atletico Madrid ka marrë një fitore të madhe 2:0 ndaj FC Barcelona në “Camp Nou”, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke bërë një hap drejt gjysmëfinales.
Takimi u vendos në fundin e pjesës së parë, kur pas rishikimit të VAR-it, mbrojtësi i Barcelonës Pau Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje si lojtar i fundit.
Nga goditja e lirë e fituar, argjentinasi Julian Alvarez realizoi një gol spektakolar për 1:0 në minutën e 45-të.
Me avantazhin minimal të Atleticos përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, pavarësisht inferioritetit numerik, Barcelona kërkoi barazimin dhe krijoi disa raste të rrezikshme. Marcus Rashford goditi traversën, ndërsa katalanasit patën edhe disa mundësi të tjera të mira, por pa konkretizim.
Megjithatë, në minutën e 70-të, Atletico Madrid dyfishoi epërsinë me golin e Alexander Sorloth për 2:0.
Por, Barcelona nuk arriti të ndryshojë rezultatin.
Me këtë fitore, Atletico Madrid shkon me avantazh të madh në ndeshjen e kthimit që zhvillohet javën e ardhshme në “Metropolitano”, ku pritet një duel vendimtar për kualifikimin në gjysmëfinale.
