Australia u ofron leje qëndrimi shtetasve të Tuvalusë

Kryeministri australian Anthony Albanese dhe kryeministrin e Tuvalusë, Kausea Natano, teksa e kanë arritur marrëveshjen. Foto: AP

Australia u ka ofruar strehim shtetasve të Tuvalusë, për shkak të ndikimit katastrofik të ndryshimeve klimatike në vendin e tyre, është thënë në paktin e ri të arritur në mes të dy palëve.

Tuvaluja është në mesin e vendeve që rrezikohen më së shumti nga rritja e nivelit të deteve.

Aty banojnë 11.200 njerëz, të cilët vazhdimisht kanë bërë thirrje që bota të veprojë më shumë për t’i luftuar ndryshimet klimatike.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, e ka përshkruar marrëveshjen si “kyçe”.

Kryeministri i Tuvalusë, Kausea Natano, e ka quajtur marrëveshjen si shpresëdhënëse dhe hap gjigant drejt misionit për të siguruar stabilitet rajonal.

Rreth 280 personave në vit do t’iu lëshohen viza të reja, të cilat iu mundësojnë atyre të jetojnë, të punojnë dhe të studiojnë në Australi.

Kjo është hera e parë që Australia u ka ofruar lejen e qëndrimit shtetasve të huaj, për shkak të kërcënimit që vjen prej ndryshimeve klimatike, kanë raportuar mediat australiane.

“Kjo do të mbahet mend si ditë në të cilën Australia e ka pranuar se ne jemi pjesë e familjes së Paqësorit, dhe aty vjen në pyetje përgjegjësia për të vepruar”, u ka thënë Albanese gazetarëve.

Sipas marrëveshjes, Australia është përkushtuar për ta mbrojtur këtë komb të Paqësorit prej ndonjë agresioni ushtarak, dhe Tuvaluja është pajtuar që nuk do të nënshkruajë marrëveshje të reja për mbrojtje me asnjë shtet tjetër, pa miratim të Australisë.

Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë marrëveshje të tilla me disa vende të Paqësorit, përfshirë Palaun, Mirkronezinë dhe Ishujt Kuk. /REL

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika