Avionë luftarakë kinezë fluturojnë rreth Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit, të premten, njoftoi se 38 avionë luftarakë kinezë dhe një avion pa pilot, TB-001, kishin fluturuar përreth ishullit

Foto: AP

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit, të premten, njoftoi se 38 avionë luftarakë kinezë dhe një avion pa pilot, TB-001, kishin fluturuar përreth ishullit.

Sipas ministrisë, nëntëmbëdhjetë prej avionëve fluturuan përgjatë vijës që ndan ishullin e Tajvanit nga Republika Popullore e Kinës.

Këto shihen gjerësisht si një përpjekje për të frikësuar Tajvanin.

Në fillim të këtij muaji, Kina ka kryer manovra të mëdha ushtarake përreth Tajvanit, si reagim ndaj takimit të Presidentes Tsai Ing-wen të Tajvanit me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kevin McCarthy në Kaliforni.

Kina kundërshton mbajtjen e çdo takimi zyrtar me Tajvanin.

Kina thotë se Tajvani është territori i saj dhe ka kërcënuar ta aneksojë atë me forcë, nëse do të jetë e nevojshme.

Tajvani thotë se Kina nuk e ka qeverisur kurrë ishullin dhe se vetëm 23 milionë banorët e ishullit kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre. VoA

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika