Avokati Halilaj thotë se organizatorët e “Marshit për drejtësi” ua kanë imponuar qytetarëve pjesëmarrjen, por nuk jep fakte

Avokati Gazmend Halilaj ka thënë se janë detyruar qytetarët në Drenas e Skenderaj që të dalin në "Marshin për Drejtësi" nën kërcënimin për heqjen e statusit të veteranit dhe ndalimin e socialit për familjet skamnore. Lidhur me këto pretendime ai është ballafaquar me organizatorin e marshit, Ismail Tashollin, dhe kryetarin e OVL-UÇK-së në Drenas, Enver Hajdarin, të cilët e kanë demantuar atë

Avokati Gazmend Halilaj

Për “Marshin për Drejtësi” të organizuar me 2 prill në Prishtinë nga platforma “Liria ka Emër”, ku morën pjesë mbi 70 mijë persona, avokati Gazmend Halilaj në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se për pjesëmarrjen në “protestë” janë kërcënuar njerëzit.

“ O zotëri, ju kanë shku nëpër Drenas e Skenderaj, ju kanë thënë nëse nuk dilni në protestë kemi me jav hek statusin e veteranit, kem me jav ndalë ndihmat sociale, kem me jau hek fëminë prej konvikteve atje që janë tu i marrë bursat”, ka thënë Halilaj.

Pas këtij, organizatori i marshit, Ismail Tasholli në një linjë direkte në emision, ka thënë se “avokati paska nevojë për psikolog e jo për studio televizive”.

Moderatori i emisionit Ermal Panduri ka thënë se pretendimet e Halilit janë se ka pasur shantazh me marrje të certifikatës së veteranit.

Tasholli ka thënë se “kjo është budallaki e llojit të vet, se nuk mundesh t’i shantazhosh në atë mënyrë qytetarët e Kosovës”.

Mirëpo, edhe nga panelistët në studio i është kërkuar avokatit Halilaj që të tregojë se kush i ka ftuar dhe kush u ka bërë presion qytetarëve për të dalë në marsh, por ai nuk ka pranuar të flasë më tutje.

“Zotëri Halilaj a mundesh veç pak me na e sqaru se kënd e kanë thirrë, kush ka thirrë, tek ka thirrë, çfarë presioni iu ka ba, se po aludoni në një presion që iu ka bë njerëzve me marrë pjesë në protestë?, ka pyetur Kreshnik Gashi nga BIRN, i cili nuk mori përgjigje nga avokati Halilaj.

Më tej, avokati Halilaj ka tentuar ta demantojë numrin e pjesëmarrësve në “Marshin për Drejtësi”.

“Mas pari nuk janë kanë 72 mijë hiq. Nuk janë kanë as 30 mijë. Po e zam janë kanë 72 mijë. Në dy milion banorë sa po i bjen…0.7% e popullit kanë dalë. Numrin prej 60 mijë veteranëve e që s’jemi kanë as 7 mijë, ti mos e ngjeh që u kanë një javë e i ka bo dy fotografi e ka ec në Gjermani, ata mos i njeh, llogarit veç ata që kanë qenë deri në fund të luftës. Numrin prej tyre e ka ba veç për këto situata; për kohë të zgjedhjeve, për kohë me u mundu me e minu procesin e gjykimit atje që është tu u bë dhe në rrethana tjera që qe ne çka bëjmë, jemi në gjendje me kall nëse na prek neve. Përndryshe nuk të kishin dal as 500. Ka pas kanosje që kem me ja marr statusin e veteranit, ka pas kanosje që s’kemi me ju dhënë social ma njerëzve të varfër”, ka thënë ai, por në pyetjen e njërit nga panelistët se a mundet t’i denoncojë të gjitha këto, avokati Halilaj nuk ka dhënë sërish përgjigje.

Lidhur me pretendimet e Halilajt, në një linjë direkte në emision, Enver Hajdari, kryetar i OVL-UÇK-së në Drenas, e ka demantuar Halilajn lidhur me pretendimet e tij.

Enver Hajdari, kryetar i OVL-UÇK-së në Drenas

“… kur e dëgjova për Marshin… me keqardhje e dëgjova sepse Marshi për Drejtësi, Gazi [Gazmend Halilaj] e din fort mirë që asnjë njeri, asnjë veteran të luftës, asnjë invalid apo qoftë familjar të dëshmorëve nuk e kam shantazhuar dhe nuk i kam thënë ose format qysh i tha Gazi. Por, një po ta them të drejtën nuk kemi pas as autobusa me i mbush sa ka pas vullnet populli sidomos në komunë të Drenasit e mos të flas për Drenicë”, ka thënë Hajdari nga OVL e UÇK-së.

Halilaj ka reaguar menjëherë duke thënë se “nuk tha askush për juve”.

“Me gjithë respektin Enver, nuk ju akuzoi juve askush… me shoqatën që është në Drenas ne krenohemi secili, nuk ka ndodh ju me shantazhu askënd, mirëpo mos u ndiej i akuzuar e mos u ndiej i shqetësuar”.

Sërish Dibran Istrefi nga paneli e ka pyetur se, nëse në Drenas nuk ka pasur presion për dalje në marsh, atëherë në cilin vend, por prapë avokati nuk është përgjigjur.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika