Avokati Shefqeti për Pantiq: Nuk është liruar por vetëm i është ndërruar vendi ku ai do të qëndrojë i privuar nga lëvizja e lirë

Të mërkurën, ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. SIpas Shefqetit, me rëndësi është të kuptohet se i njëjti nuk është liruar por vetëm i është ndërruar vendqëndrimi. Krahas kësaj, ai vlerëson si "shqtësuese" qasjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në raport me gjyqtarin e çështjes

Avokati, Florim Shefqeti

Avokati, Florim Shefqeti ka thënë se edhe masa e paraburgimti edhe arrestit shtëpiak në kuptimin e kufizimit të lirisë janë të njëjta duke theksuar se Pantiq-it i është ndërruar vetëm vendqëndrimi.

Të mërkurën, ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. SIpas Shefqetit, me rëndësi është të kuptohet se i njëjti nuk është liruar por vetëm i është ndërruar vendqëndrimi.

“Ne besojmë se prokuroria ka arsye ka arsye të fuqishme pas saj edhe juridike, siç mund të jenë edhe masa të tjera që organet e ndjekjes mund të aplikojnë por  ajo që ka rëndësi për publikun është se edhe masa e paraburgimti edhe arrestit shtëpiak në kuptimin e kufizimit të lirisë janë të njëjta pra, nuk është liruar personi në fjalën por vetëm është ndërruar vendi ku  ai do të  qëndrojë i privuar nga lëvizja e lire”, ka treguar Shefqeti në “FIVE” të RTV Dukagjini.

Krahas kësaj, ky i fundit ka thënë se procedura e zhvilluar ka qenë ligjore në tërsi dhe se pa kërkesën e prokurorisë, gjykata nuk mund të bëjë vazhdim të paraburgimit apo ndryshim të masës.

“Ajo çka është e rëndësishme të ceket për publikun, në kuptimin ligjor, procedura që është zhvilluar ka qenë në tërsi ligjore duke qenë se edhe caktimi i masës së pranisë të së pandehurit në procedure konkretisht masës së paraburgimit, është zhvilluar në formën ligjore ashtu që prokurori kompetent ka paraqitur kërkesë pranë gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit dhe rrjedhimisht, gjykata ka vlerësuar se arsyetimet që janë dhënë nga ana e prokurorisë kanë qenë të bazuara dhe është dhënë caktimi i masës së paraburgimit dhe pas saj, ashtu siç është raportuar sot, ishte një kërkesë nga ana e prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës opër zëvendësimin e masës së paraburgimit  për atë të arrestit shtëpiak, që në kuptimin ligjor del të jetë proceduralisht e rregullt ndërsa arsyet e kësaj kërkese nuk e kemi pare ngase nuk kanë qenë të qasshme për publikun”, ka thënë Shefqeti gjersa ka theksuar se “Ne nuk e kemi parë kërkesën që ka bërë prokuroria…gjyqtari  është i lidhur në tërsi me kërkesën e prokurorisë që në rastin konkret, të gjitha rsyet  janë nnë kërkesën e prokurorisë…pa kërkesën e prokurorisë, gjykata nuk mund të bëjë vazhdim të paraburgimit apo ndryshim të masës”.

Shefqeti vlerëson se qasja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në raport me vendimmarrësit, në këtë rast gjyqtarin, është shqetësuese.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas raportimit se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, është shprehur kureshtar se cili prokuror e ka shtruar këtë kërkesë dhe cili gjyqtar e ka aprovuar atë.

“Kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak, jam kureshtar se cili është ai prokuror që e bën kërkesë dhe cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”, është shprehur Kurti.

Avokati i Dejan Pantiqit, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

“Policia [e Kosovës] është e obliguar që të transferojë Patiqin në adresën ku ai jeton”, tha ai.

Ndryshe, ish-polici serb, Pantiq u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës.

Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika