Azemi i VV-së: Do ta përjashtojmë Besnik Mujecin nëse konfirmohet se është arrestuar për drogë në Shqipëri

Pesë persona janë arrestuar në Shqipëri për transportim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndër ta është raportuar edhe për asamblistin e VV-së, Besnik Mujeci. Në lidhje me këtë çështje Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ende nuk kanë mundur ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për anëtarin e tyre, por nëse vërtetohet sipas tij ai do të përjashtohet

Egzon Azemi, nga LVV

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona në Shqipëri nën dyshimet për transportim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ata kanë bërë të ditur se të arrestuarit transportonin lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë dhe më pas e shpërndanin në plazhe.

Për një nga të arrestuarit është raportuar se është asamblist i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci.

Të arrestuarve u janë konfiskuar 10 mijë doza të drogës ekstazi.

Në një prononcim për Portalin Dukagjini, Egzon Azemi nga VV, ka thënë se ende nuk kanë mundur ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për të dhe se janë duke tentuar ta konfirmojnë një gjë të tillë.

Azemi theksoi se nëse kjo gjë vërtetohet Mujeci do të përjashtohet menjëherë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk e kemi konfirmuar ende, e kam parë këtë emër që po qarkullon në portale, por nuk e di a është i njëjti, nuk munda ta kontaktoj Besnikun, do të tentojmë të kontaktojmë dhe ta kuptojmë për cfarë bëhet fjalë. Ende s’e kemi verifikuar a është… Nëse është i vërtetë lajmi, hapi i parë që do të bëjmë është ta përjashtojmë direkt nëse konfirmohet nëse është i arrestuar për këtë arsye”, ka thënë ai.

Sipas Policisë së Shqipërisë, “shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Sami Frashëri’, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”.

Pesë të arrestuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e një rrjeti që trafikonte sasi të mëdha droge sintetike nga Kosova në Shqipëri.

“Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci”, thuhet në njoftim…

Të arrestuarit, sipas Policisë, janë: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Droga e konfiskuar nga Policia e Shqiperise

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika