Baerbock i bën thirrje Iranit t’i ndalë sulmet ndaj territorit irakian

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri thirrje Iranit që t'i ndalë sulmet me raketa ndaj territorit irakian

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri thirrje Iranit që t’i ndalë sulmet me raketa ndaj territorit irakian.

Kryediplomatja gjermane i bëri këto deklarata më 7 mars, gjatë vizitës në Bagdad të Irakut.

“Regjimi iranian tregon se me sulmet me raketa nuk po shtyp vetëm popullin e tij përmes brutalitetit, por duket se është i përgatitur të rrezikojë jetë dhe stabilitetin në mbarë rajonin, për të qëndruar në pushtet”, tha Baerbock pas takimit me homologun e saj irakian, Fuad Hussein.

Ajo tha se “kjo është krejtësisht e papranueshme dhe e rrezikshme për rajonin si tërësi”.

Kryediplomatja gjermane shtoi se Karta e Kombeve të Bashkuara në mënyrë specifike i ndalon sulmet e tilla dhe kërkon që sovraniteti i shteteve të tjera të respektohet.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein, tha se “është e papranueshme që territori irakian të përdoret si vend për të nisur sulme ndaj shteteve fqinje” dhe bëri thirrje që sovraniteti i shtetit të tij të respektohet.

Baerbock do të qëndrojë në Irak për katër ditë, me qëllim që ta rrisë mbështetjen e këtij shteti që e ka cilësuar si “faktor kyç për stabilitetin në rajon”.

Ajo ka paralajmëruar se “nëse terrorizmi i ri, ndikimi iranian apo shkatërrimi i jetës për shkak të krizës së ujit, mund të çojnë në dhunë dhe ndarje të re politike”, gjë që sipas saj, pasojat do të ishin të mëdha edhe për shtetet e rajonit. REL

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika