Baerbock mbështet kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka shprehur angazhimin e saj për t'i mbështetur kërkesat e të dyja vendeve nordike, Finlandës dhe Suedisë, për t'u bërë anëtare të NATO-s

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka filluar një vizitë dyditore në Finlandë dhe Suedi, gjatë së cilës, ajo ka thënë se do të shprehë angazhimin e saj për t’i mbështetur kërkesat e të dy vendeve nordike për t’u bërë anëtare të NATO-s.

Baerbock ka vënë në dukje se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shënuar një pikë kthese të rëndësishme për të dyja kombet, derisa ka theksuar se pas 200 vitesh mospjesëmarrjeje në aleancat ushtarake, Finlanda dhe Suedia kanë vendosur të anëtarësohen në NATO.

“Pas 80 vjetësh të politikës së Finlandës, dhe 200 vjetëve të politikës së Suedisë për mospjesëmarrje në aleancat ushtarake, të dyja vendet kanë vendosur të anëtarësohen në NATO”, ka thënë Baerbock.

Dy vendet nordike, Finlanda dhe Suedia, kanë kërkuar anëtarësimin në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, dhe, derisa shumica e vendeve anëtare kanë ratifikuar aplikimet e dy vendeve, Turqia ka kundërshtuar kandidaturën e Suedisë.

Turqia, si vend anëtar i aleancës me të drejtë vetoje, ka shtyrë për kohë të pacaktuar bisedimet e anëtarësimit për këto dy shtete.

Suedia është aleati më i afërt mbrojtës i Finlandës. Në rast të një konflikti me Rusinë, me të cilën, Finlanda ndan një kufi prej 1 mijë e 300 km, NATO-s do t’i duhej territori suedez për ta ndihmuar Finlandën të mbrohej. REL

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika