Baerbock thotë se Rusia dukej e izoluar në OKB

“Moska u përball me kritika të qarta në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit për shkak të shkeljes së vazhdueshme të Kartës së OKB-së”, tha Baerbock për agjencinë Dpa, pasi përfundoi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se Rusia u kritikua në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit të Kombet e Bashkuara, përderisa Moska vazhdon të jetë e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të luftës kundër Ukrainës fqinje.

“Moska u përball me kritika të qarta në Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit për shkak të shkeljes së vazhdueshme të Kartës së OKB-së”, tha Baerbock për agjencinë Dpa, pasi përfundoi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan REL.

“Rusia mbetet e izoluar”, shtoi kryediplomatja gjermane.

Moska u përball “me kritika të ashpra kur tentoi që të vinte në dyshim deklaratat e rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm”, tha Baerbock.

Ministrja gjermane nuk komentoi nëse shteti i saj do të dërgojë raketa lundruese Taurus në Ukrainë.

Këto lloje raketash po kërkohen nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa ai po tenton që të fitojë sa më shumë armë nga aleatët për t’i forcuar kapacitetet e ushtrisë ukrainase.

Zelensky gjatë një takimi me presidentin amerikan, Joe Biden, e falënderoi SHBA-në për ndihmën e dërguar, duke shtuar se ato do t’i ndihmojnë në luftimet kundër forcave ruse gjatë dimrit.

Ukraina ka nisur një kundërofensivë në qershor në jug dhe lindje të shtetit. Por, kundërsulmi po shkon më ngadalë seç pritej.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika