Ballkani njofton se do të luajë në “Air Albania”, nuk e përmend “baltën” në stadiumin “Fadil Vokrri”

Pas njoftimit të UEFA-së se FC Ballkani duelin e radhës me ekipin e Viktoria Plzen, do ta zhvillojë ndeshjen në stadiumin “Air Albania”, këta të fundit kanë sqaruar arsyejet e udhëtimit drejt Shqipërisë.

Madje, FC Ballkani nuk ka treguar se pas gjendjes së keqe të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, është zhvendosur tek “Air Albania”.

Por, sipas tyre, kualifikimi i Kombëtarës së Shqipërisë në Evropianin e 2024, “ndoshta” i sjell fat kampionit aktual të futbollit në Kosovë.

“Aty ku shqiptarët e bashkuar në Kombëtaren e Shqipërisë, shënuan rezultat historik në kualifikimet për Euro 2024, të enjten e 30 nëntorit zbret kampioni i Kosovës, që poashtu tash e disa vite ka bërë bashkë futbollistë nga të gjitha trevat tona”, kanë shkruar FC Ballkani.

Balta e stadiumit “Fadil Vokrri” e “papërshtatshme” për të zhvilluar ndeshje, Ballkani zhvendoset tek “Air Albania”

UEFA ka vendosur që ndeshja e Ligës së Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të mos luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Mirëmbajtja e stadiumit në kryeqytet është në gjendje të “mjerueshme” pas ndeshjes së zhvilluar të Kosovës si nikoqire e Izraelit dhe Bjellorusisë, ka bërë që ndeshjet e radhës për Ligën e Konferencës të mos zhvillohen aty, por të zhvendosen te stadiumet që i plotësojnë kushtet “minimale”.

Së pari, Kosova i mposhti izraelitët me rezultat 1-0, ndërsa me të njëjtin rezultat u mposht nga Bjellorusia.

Ndeshja do të zhvillohet në Air Albania në Tiranë, ndërsa opsion tjetër ishte edhe Arena e Kukësit.

Ndryshe, sa i përket mirëmbajtjes së stadiumit, “Stallë derrash” e cilësoi lojtari më i njohur izraelit, Eran Zahevi, fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, pas lojës me Kosovën të dielën e 12 nëntorit.

Ky deklarim i tij e fusha e mjerueshme nxiti reagime të shumta në opinionin publik, e mbi të gjitha ngriti dilemën se kush duhet të jetë përgjegjës për stadiumin që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri.

Në lojë për mirëmbajtjen e “Fadil Vokrrit” ishin Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe komuna e Prishtinës, kështu Dukagjini dërgoi pyetje në adresat e të dyjave. E, FFK-ja e komuna e Prishtinës u përgjigjen me njoftime publike.

FFK-ja e udhëheqësia e Prishtinës ashtu si në futboll ia “gjuajtën topin” njëra-tjetrës, në lidhje me përgjegjësinë e mirëmbajtjes së fushës “Fadil Vokrri”.

Përmes një postimi në Facebook, komuna e Prishtinës reagoi duke thënë se mirëmbajtja e stadiumit nuk është përgjegjësi e tyre, por obligim i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika