Bastiset banesa e familjarëve të dëshmorëve, Bahri e Fahri Fazliut

Familja Fazliu dhe avokati i tyre janë të zhgënjyer nga bastisja e EULEX-it dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në banesën e tyre në Prishtinë

Dy telefona dhe një llap-top janë sekuestruar pas aksionit të EULEX-it dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliut në Prishtinë. Familja Fazliu dhe avokati i tyre thonë se nuk u është treguar se për çfarë arsye dhe lidhur me cilin rast po kryhet bastisja, të cilën e konsiderojnë të panevojshme e të paarsyeshme.

“Nëse dëshironi të dini si jetuan dëshmorët, mos shkoni në shtëpitë e tyre, shikoni robërinë tuaj.”

Porosi kjo nga penda e bukur në fletoren e poezive me titull “Të gjallëve” e shkruar nga Bahri Fazliu pas viteve 90-ta.

Bahriu bashkë me vëllanë e tij Fahriun dhe Afrim Zhitinë, të tre dëshmorë, banesën e kishin kthyer në lokacion të rëndësishëm për çështjen kombëtare.

Banesa e tyre në Bregun e Diellit në Prishtinë para çlirimit vizitohej nga shokët e rezistencës e vëzhgohej nga aparati shtetëror i Serbisë.

Rreth 30 vjet pas kësaj periudhe nipi i tyre, Fahriu i ri, ka dalë nga banesa për shkak se në të po kryhet një bastisje.

Brenda janë pjesëtarët e EULEX-it dhe hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, me urdhër të Gjykatës Speciale, me të cilin Fahriu thotë se ka pasur punë para disa viteve.

“Po unë kam qenë i ftuar nga Specialja po i bie ndoshta tri vite, në cilësinë e dëshmitarit”, ka thënë Fazliu.

Fahri Fazliu, nipi i dëshmorëve Fazliu

Fahriu është detyruar të dalë nga banesa nga ora 7 e mëngjesit, gjë që sipas avokatit të familjes ka qenë e panevojshme.

“Ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe për të gjithë ata. Konsideroj se Gjykata Speciale duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje sepse cenohet privatësia, e në rastin konkret nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë për procedurën penale dhe për procedurat të cilat janë në rrejdhë e sipër”, ka deklaruar Artan Qerkini, Avokat i familjes Fazliu.

Në procedurë e sipër edhe pas mesditës vazhdoi bastisja nga zyrtarët e ZPS-së.

“Bastisja që ka nisur në orët e mëngjesit sipas avokatit Qerkini ka përfunduar në mesditë. Megjithatë në banesë dera është e mbyllur dhe ndodhet brenda Fadil Fazliu.”

Artan Qerkini, avokat

Pas kësaj paraqitje nuk vonoi shumë dhe dera u hapë. Hetuesit me maska në gojë dolën nga banesa. Me çanta në krahë e mjete të plastikës për bartje në duar hipën në veturat e misionit të EULEX-it.

I zoti i shtëpisë tregon se atij dhe djalit i janë sekuestruar telefonat, bashkë me një llap-top dhe se janë kontrolluar shumë fotografi, libra e shkrime të ndryshme.

“Sigurisht janë të porositur të marrin diçka, për arsyeje se kjo ka qenë një bazë e luftës, ka qenë bazë e vjetër prej viteve 1988-1989, sigurisht edhe ata shokë që janë në Hagë e që ballafaqohen me padrejtësitë atje. Të gjithë kanë qenë në përvjetorët, kanë menduar se mund të gjejnë diçka, por nuk kanë hasur në asgjë, këtu ka pas më shumë libra”, tha Fazliu. Familjari i heronjve ka bërë të ditur po ashtu se me rastin e bastisjes nuk është marrë në pyetje askush”, është shprehur Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve.

Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve

Fadil Fazliu edhe ky veprimtar i hershëm, me mburrje tregon se shumica e udhëheqësve të UÇK-së e kanë vizituar këtë banesë në përvjetorë e nëpër kohë të ndryshme, përfshirë edhe ata që po gjykohen në Hagë. 

Nga Gjykata Speciale lidhur me bastisjen nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar, për gjërat e sekuestruara dhe për arsyet ose rastin me të cilin ndërlidhet aksioni.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika