BE-ja godet Rusinë me më shumë sanksione për luftën në Ukrainë

Pas vendosjes së nje sërë masash ndaj Rusisë, Bashkimi Evropian do të ndihmojë Ukrainën duke vendosur më shumë sankisione në luftën e saj e me Rusinë, gjithashtu do të japë edhe 500 milionë euro për të rritur ndihmën ushtarake për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Bashkimi Evropian ka vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, pasi vendet anëtare të bllokut kanë mbështetur një sërë masash të cilat do të përfshinin importet e arit dhe do të shtrëngonin kontrollet e eksportit për disa mallra të teknologjisë së lartë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se “sanksionet e përforcuara dhe të zgjatura të BE-së kundër Kremlinit” dërgojnë “një sinjal të fortë për Moskën”.

“Ne do ta mbajmë presionin të lartë për aq kohë sa duhet”, ka shtuar ajo.

Ndërsa detajet në lidhje me sanksionet ende janë të papublikuara.

Zyrtarët e BE-së kanë kërkuar gjatë tërë javës shtrëngimin e paketës së gjerë të sanksioneve ndaj Rusisë, duke kërkuar mënyra për të shtuar një ndalim të eksporteve të arit duke shpresuar se masat më në fund mund të kenë një ndikim vendimtar në luftën në Ukrainë, transmeton euronews.

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell të hënën e 18 korrikut ka thënë se për momentin “gjëja më e rëndësishme është ndalimi i arit rus”, i cili është industria e dytë më e madhe e eksportit të Moskës pas energjisë.

G7 muajin e kaluar është angazhuar për një ndalim të arit, duke argumentuar se Rusia ka përdorur arin e saj për të mbështetur rublën pas disa raundeve të sanksioneve që kombet në mbarë botën kishin vendosur tashmë ndaj Moskës për pushtimin e saj të Ukrainës më 24 shkurt.

Përveç masave kufizuese, BE-ja ka vendosur gjithashtu të japë 500 milionë euro për të rritur ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika