BE pranon zgjatjen e mandatit të Lajçakut për 18 muaj

Nga disa shtete të BE-së është shprehur pakënaqësi në vitet e fundit që nuk ka pasur zhvillim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, në anën tjetër vendet e BE-së kanë pranuar që t'ia zgjasin mandatin për 18 muaj të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Vendet e Bashkimit Evropian pritet që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjasin mandatin edhe për 18 muaj.

Nga disa shtete të BE-së është shprehur pakënaqësi vitet e fundit, që nuk ka pasur zhvillim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në takimet e përfaqësuesve të vendeve anëtare, asnjë shtet nuk e ka kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Lajçakut.

Bashkimi Evropian pritet që këtë javë nga takimi i Këshillit Evropian më 23 dhe 24 qershor, të përsërisë thirrjen se është urgjente arritja e progresit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes tyre.

Për të martën e 21 qershorit, në Bruksel është planifikuar të zhvillohen takime të reja në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut, në të cilat BE pret dhe dakordim konkret për zbatimin e marrëveshjes për energji, e mundësisht edhe nënshkrimin e një deklarate për të pagjeturit.

Për takime janë ftuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq.

Sa i përket marrëveshjes për energji, diplomatët thonë se fjala është për të njëjtën marrëveshje që ishte arritur në vitin 2013, ishte konfirmuar në vitin 2015, ndërsa tash palët vetëm do të pajtohen për planin e zbatimit të saj. Bashkimi Evropian pritet të ketë rolin e lehtësuesit edhe për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Mirëpo, ende nuk ka konfirmim formal për këto takime pasi ekziston mundësia që delegacionet të mos kenë mundësi të vijnë në Bruksel me kohë për shkak të grevës së përgjithshme që është duke u zhvilluar në Belgjikë. Për këtë arsye janë anuluar për të hënën pothuajse të gjitha fluturimet nga aeroporti i Brukselit.

Gjithsesi, në BE shpresojnë se gjatë kësaj jave do të ketë takime në kuadër të dialogut me rezultate konkrete.

 

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika