BE: S’mund ta vlerësojmë draftin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin, pa e ditur përmbajtjen

Lidhur me letrën e ministres Donika Gërvalla në Këshill të Evropës (KiE) për çështjen e Asociacionit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se nuk mund ta vlerësojnë draftin e paralajmëruar nga Kosova pa e ditur përmbajtjen

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Bashkimi Evropian (BE), të enjten vonë ka thënë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë së Kosovës për ta përpiluar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut të vetin për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk është në dijeni për përmbajtjen e tij.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se një draft i tillë duhet të diskutohet edhe me Serbinë dhe me bllokun, i cili e ndërmjetëson dialogun në mes të dy vendeve fqinje prej vitit 2011.

“Përmbajtja e një statuti, që Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ta përpilojë, është e panjohur dhe nuk është diskutuar as me Serbinë, e as me ndërmjetësuesin [e dialogut Prishtinë-Beograd] BE-në. Prandaj, është e pamundur që të vlerësohet përputhshmëria e tij me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 në këtë fazë”, ka thënë Stano për REL.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një konferencë për medie, sot ka folur për letrën e drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin.

Lexo më shumë: Gërvalla u lutet ndërkombëtarëve që ta marrin seriozisht letrën e saj për “Zajednicën”

Gërvalla në atë letër është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin dhe se shpreson se zotimi i saj të përmbushet.

E hapa konkretë për Asociacionin në lidhje me KiE-në kishin kërkuar Franca, Gjermania e Italia.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika