Bekim Haxhiu: Të bëhet hetimi për pacientët e vdekur

Bekim Haxhiu, e ka ftuar Prokurorinë e Kosovës që të hetojë disa raste

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, e ka ftuar Prokurorinë e Kosovës që të hetojë disa raste të pacientëve të vdekur, të cilat, sipas tij, kanë ndodhur për shkak të listave të pritjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Ai në seancën plenare të kuvendit ka thënë se dikush duhet ta marrë përgjegjësinë, sepse, sipas tij, listat e pritjes janë zgjatur për arsye biznesore të bordit aktual të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

“Jam i brengosur dhe i shqetësuar për listat e pritjes në QKUK, e ftoj prokurorinë e Kosovës që të merret me rastet. Janë me dhjetëra pacientë në kardiologji që kanë pritur për një koronografi dhe që ka vdekur. Lista e pritjes nga një javë në kardiologji është zgjatur në një vit dhe vetëm për një procedurë diasgnostifike kanë vdekur disa pacientë”, është shprehur ai.

“Dikush duhet të japë llogari, për arsye se këto lista të pritjes janë zgjatur për interesa biznesore të menaxhmentit aktual dhe bordit aktual të SHSKUK-së”, ka shtuar deputeti.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe projektligjin që lejon tërheqjen e mjeteve financiare nga Fondi i Kursimeve Pensionale (Trust).

“Dy vitet e fundit ishin të vështira për qytetarët për shkak të krizave të njëpasnjëshme, për shkak të krizës pandemike, energjetike dhe ekonomike. Ishte kërkesë e qytetarëve që t’u mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti, dhe ne si parti politike e kemi proceduar në kuvend projektligjin”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika