Berisha paralajmëron protestë para SPAK: Në botë protestohet para organeve të drejtësisë

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka bërë thirrje për një protestë para SPAK-ut, duke theksuar se institucioni funksionon si në diktaturë

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, bëri thirrje për një protestë para SPAK-ut, duke theksuar se institucioni funksionon si në diktaturë.

“Zgjidhja vjen nga një protestë para institucionit që funksionon si në diktaturë. Unë do ta drejtoj drejt fitores këtë opozitë. Edhe ne do ta thërrasim. Për dijeni në botë protestohet para organeve të drejtësisë. Thirren të protestojnë në mbrojtje të interesit publik. Protesta është e vonuar. Është koha të veprojmë”., ka theksuar Berisha.

“Slogani është se sot ne jemi pas opozitës ruse bjelloruse, Mianmarit dhe Iranit, opozita e pestë në botë e arrestuar dhe kjo është një përpjekje e hapur për shkatërrimin e opozitës, si çdo përpjekje tjetër do të dështojë edhe kjo, sot të paktën ka opozitë, se ka u morën këto masa, beteja me idealet është shumë e vështirë. Intenerarin nuk e caktoj unë.  Ne ecim me një program diskret, në kohën e duhur do ta merrni vesh, nëse xhelatë të ligjit dhe të së drejtës mendojnë se mund të taposin afera të certifikuara 130 milionë euro të zhdukura, apo ai tjetri e çojnë për hetim, konflikt interesi, ata e meritojnë të trajtohen si armiq të ligjit dhe të së drejtës”,  tha Berisha, raporton TopChannel.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika