Bërnabiq për ngjarjet në Veri të Mitrovicës: Rezultat i lëvizjeve të njëanshme të Kurtit

Pas tensioneve në Veri të Mitrovicës, Kryeministrja e Serbisë ka reaguar duke fajësuar Kurtin për situatat e krijuara në veri

Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se të gjitha tensionet në veri të Mitrovicës janë rezultat i lëvizjeve të njëanshme të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Gjithçka që shohim sot është rezultat i lëvizjeve të njëanshme të Kurtit. Serbia nuk bëri asgjë për të filluar këtë krizë, serbët në Kosovë dhe Metohi nuk bënë absolutisht asgjë për të shkaktuar atë që po shohim sot”, ka thënë ajo, transmeton “B92”.

Sipas Bërnabiq, politika e Kurtit është “dhuna e vazhdueshme dhe provokimet e vazhdueshme”.

“Kurti është ai që i ka sjellë gjërat deri këtu – duke e hequr të drejtën e votës, serbët, duke ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës, duke mosrespektuar marrëveshjen e Brukselit dhe duke pranuar hapur se Prishtina nuk do ta zbatojë kurrë Marrëveshjen e Brukselit, si dhe duke keqinterpretuar dhe interpretuar në mënyrë selektive marrëveshjet e vjetra”, tha Bërnabiq.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika