Besim Murtezani nga MAPL-ja për zgjedhjet në veri: Në shtator do të jetë data që udhëzimi të hyjë në fuqi dhe të fillojë procesi

Besim Murtezani nga MAPL-ja ka thënë se gjatë muajit të ardhshëm Udhëzimi Administrativ për zgjedhjet në veri do të hyjë në fuqi dhe se do të fillojë procesi dhe se forma kryesore e këtij udhëzimi do të jetë fizike

Besim Murtezani

Besim Murtezani nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka thënë se gjatë shtatorit do të jetë data që Udhëzimi Administrativ për zgjedhjet në veri të hyjë në fuqi dhe të fillojë procesi i largimit të kryetarit.

Ai ka thënë në emisionin “Five” në RTV Dukagjini se “forma e udhëzimit administrativ do të jetë fizik, procesi pastaj mund të digjitalizohet, që nënshkrimet e dokumentet të jetë i digjitalizuar dhe kur ka nevojë komunikimi mes organeve që ai të jetë digjital. Por, ai do të bëhet në mënyrë fizike, me nënshkrimin e qytetarëve në dokumentin i cili do të ketë një formë, i përgatitur nga MAPL”.

Ndërsa, të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet nga diskutimi publik i draftit do të mbahet me 31 gusht.

Murtezani ka potencuar se që nga”25 gusht drafti ka qenë në diskutim deri me 30 gusht. Është një afat i shkurtuar për arsye të specifikave dhe natyrës të procesit. Që na nevojitet, që sa më shpejt udhëzimi të jetë gati”.

“Udhëzimi në përgjithësi përmban hapat, veprimet se cilat duhet të ndërmarrin qytetarët, është një lehtësim i procesit për qytetarët, se si duhet të vijë prej iniciativës deri te rezultati i largimit të kryetarit”, ka shtuar Murtezani.

Besim Murtezani nga MAPL

Tutje, Murtezani ka bërë të ditur se “sipas udhëzimit ka të drejtë të marrë iniciativë, të mbledhë 20% të nënshkrimeve të votuesve të një komune të caktuar, dhe ia dorëzon kryesuesit të kuvendit të komunës për me procedu pastaj në KQZ dhe për të konstatuar se është arritur e drejta, është arritur plotësimi i kushtit për me shku në proces të votimit për largim të kryetarit”.

Sa i përket se nëse Udhëzimi Administrativ dështon apo nuk ka rezultat, Murtezani ka bërë të ditur detajet se “udhëzimi është akti, i cili përgatitet procesi-procedura, se si duhet të shkojë një proces, d.m.th. nuk është as detyrë e grupit, e as detyrë e udhëzimit se nëse dështon të merret veprimi. Dështimi i procesit nuk ka të bëjë me udhëzimin. Udhëzimi është shumë i qartë, plotëson gjitha nevojat sqaruese se si duhet me shku procesi, përndryshe nëse dështon d.m.th. nuk është problem as i grupit, as i udhëzimit”.

Ai ka thënë se e gjithë procedura e grupit punues të udhëzimit administrativ do të jetë proces ligjor dhe kushtetues.

“Grupi ka punuar në mënyrë intensive, po besoj që ky do të realizohet, d.m.th. sipas asaj që është premtuar, se në shtator të jetë data që udhëzimi të hyjë në fuqi dhe të fillojë procesi”, ka përfunduar Murtezani.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika