Besnik Tahiri: Buxheti i vitit 2023 i ka tri probleme

Besnik Tahiri nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se buxheti i 2023 ka tri probleme

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri ka thënë se buxheti i viti 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak më komunat dhe qytetarët.

Sipas Tahiri prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëheht qytetarëve.

“Buxheti i vitit 2023 është miratuar në Qeveri pa asnjë konsultim paraprak me komunat dhe qytetarët. Prezantimi nëpër komuna është mashtrim i ulët që u bëhet qytetarëve”, ka thënë Tahiri.

Ai ka se në esencë të këtij buxheti janë tri probleme.

E para sipas Tahirit është se “në mungesë të rezultateve, Qeveria ka nisur të prezantojë buxhetet edhe të komunave, kur dihet se buxheti komunal është i rregulluar si financim i rregullt, llogaritur 10% e buxhetit të shtetit në grantin e përgjithshëm, ai për arsim dhe shëndetësi”.

Ndërsa e problemi i dyt është se “kjo Qeveri edhe po cenon përditë pavarësinë e komunave me akte arbitrare, si ai për grabitjen e të hyrave vetanake, por njëkohësisht paturpësisht po sillet si një organizate humanitare, që këta u dhanë kaq miliona komunave, ndërkaq çdo projekt i madh investiv nga qendra është shkurtuar dhe nuk ka ndodhur asnjë konsultim për to”.

Gjithashtu Tahiri ka vijaur me problemin, ku siaps tij “nëse Qeveria do donte t’i ndihmonte komunat dhe shërbimet më të mira, nuk do ta hiqte nga agjenda legjislative miratimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, ku parashiheshin financimi i shërbimeve sociale, por edhe mjetet që po mbaheshin nëpër ministri, ku do të shpenzoheshin në zhvillim”.

Ai ka kërtrkaur nga Qveria të mos bëj lojë numrash se ky është muxheti më i amdhe historik.

“Qeveri, mos bëni lojë numrash me qasjen se ky është buxheti me i madh ‘historik’ sepse është vetëm aq sa është reflektuar inflacioni, asgjë më pak e asgjë më shumë”, ka vijuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika