Beyonce bën histori me 32 çmimet e saj “Grammy”

Beyonce bën histori në karrierën e saj muzikore duke fituar 32 çmime "Grammy"

Këngëtarja e njohur Beyonce ka bërë histori këtë vit sa i përket çmimeve të fituara nga Grammy Awards.

Duke arritur ta fitojë çmimin e 32-të të Grammyt, Beyonce ka thyer rekord, teksa Harry Styles fitoi albumin e vitit në ceremoninë e këtij viti në Los Angeles, raportoi të hënën BBC-ja.

Renaissance i Beyoncet është albumi më i mirë i kërcimit që u zgjedh këtë vit në Grammy.

Me këtë çmim ajo kaloi dirigjentin hungaro-britanik George Solti, rekordi i të cilit prej 31 Grammy ka qëndruar për më shumë se 20 vjet.

“Po mundohem të mos jem shumë emocionale”, tha ylli duke pranuar çmimin e saj.

Ajo vazhdoi të falënderojë familjen e saj, përfshirë xhaxhain e saj të ndjerë Jonny, i cili ndihmoi në krijimin e veshjeve të saj në skenë përpara se ajo të bëhej e famshme.

Në përgjithësi, Beyonce fitoi katër çmime në ceremoni.

Këtë vit, Harry Styles mori çmimin më të madh me albumin të tij të tretë Harry’s House.

Gjatë fjalimit të tij, ylli britanik minimizoi rëndësinë e çmimit.

“Në netë si sonte, është padyshim kaq e rëndësishme për ne të kujtojmë se nuk ka gjë të tillë si më e mira në muzikë. Unë nuk mendoj se ndonjëri prej nesh ulet në studio, duke marrë vendime bazuar në atë që do të na sjellë krijimi ynë”, ka thënë ai. “Kjo nuk u ndodh shumë shpesh njerëzve si unë, dhe kjo është kaq, kaq e bukur”, shtoi Harry.

Gjatë natës së çmimeve, ylli gjithashtu fitoi albumin më të mirë pop – duke marrë çmimin e tij me një puthje nga Jennifer Lopezi.

“Ky album nga fillimi në fund ka qenë përvoja më e madhe e jetës sime. Nga krijimi me dy nga miqtë e mi më të mirë deri te publikimi për njerëzit ka qenë gëzimi më i madh që mund të kisha kërkuar”, ka thënë ai.

Çmimet Grammy janë më prestigjiozet të industrisë së muzikës. Në këtë ngjarje të dielën nuk munguan as Adele, Taylor Sëift, Jay-Z, Lizzo, Steve Lacy dhe Brandi Carlile.

Adele fitoi performancën më të mirë vokale pop me këngën Easy On Me, duke ia kushtuar çmimin djalit të saj Angelos.

Këngëtarja tha para publikut se e ka shkruar vargun e parë “në dush kur zgjidhja të ndryshoja jetën e djalit tim”, duke u divorcuar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm, Simon Konecki.

“Më pëlqen një baladë për piano që fiton çdo lloj çmimi, sepse është shumë e vjetër dhe shumë e guximshme”, ka shtuar këngëtarja.

Kantautorja Bonnie Raitt ishte fituesja surprizë e këngës së vitit – duke mposhtur të preferuarat Taylor Swift dhe Beyonce me baladën e saj të trishtuar Just Like That.

“Jam shumë krenare që kënga ime u vlerësua”, tha 72-vjeçarja derisa pranoi trofeun e saj.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika