“BIA më rrahu e më torturoi për mbi 6 orë”, Sanduloviq flet për herë të parë pas lirimit

Nikola Sanduloviq ka folur për herë të parë pasi u pa në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka thënë se u mor nga shtëpia e tij 10 ditë më parë dhe u rrah brutalisht për më shumë se gjashtë orë nga shërbimi i inteligjencës serbe

Nikola Sanduloviq mbetet i paralizuar në anën e majtë dhe po vuan dëmtime nervore, thonë avokatët e tij, The Guardian.

Lideri opozitar serb ishte liruar të hënën nga paraburgimi pasi, siç ka thënë ai, shërbimi sekret i Beogradit e ka rrahur, torturuar dhe kërcënuar që ta vrasin atë dhe familjen e tij.

Nikola Sanduloviq, lideri i Partisë Republikane Serbe, ka deklaruar se u mor nga shtëpia e tij 10 ditë më parë dhe iu nënshtrua abuzimit të dhunshëm për më shumë se gjashtë orë nga shërbimi i inteligjencës.

Për pasojë, thonë avokatët e tij, ai mbetet i paralizuar në anën e majtë dhe po pëson dëmtime nervore.

Duke folur për herë të parë që nga lirimi i tij, Sanduloviq tha në një deklaratë  për The Guardian të mërkurën: “Më rrëmbyen anëtarët e policisë sekrete serbe, të cilët më rrahën, torturuan, më poshtëruan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin mua dhe familjen time për më shumë se gjashtë orë, duke rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe jetën.

E gjithë kjo për shkak të shprehjes sime politike dhe aktit të vendosjes së luleve mbi varrin e një vajze të vrarë shtatëvjeçare, e cila i përkiste familjes Jashari”.

Sanduloviq është akuzuar për shkelje të ligjeve që ndalojnë nxitjen e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Akuzat u ngritën pasi ai kërkoi falje për krimet e kryera nga serbët kundër shqiptarëve etnikë gjatë luftës së Kosovës për pavarësi në vitin 1998 dhe 1999.

Ai është kritikuar ashpër nga mediat proqeveritare për ripostimin e një videoje të një vizite që bëri në varrin e Ademit Jashari, themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , i cili u vra nga policia serbe në vitin 1998 së bashku me 57 anëtarë të familjes së tij.

Sanduloviq tha se pas sulmit të supozuar, shërbimi sekret e mori atë në shtëpi. Menjëherë pas, tha ai, ka mbërritur policia me urdhër për ta çuar në burg. Në vend të kësaj, tha ai, ai u dërgua në qendrën e urgjencës pasi “gjendja e tij ishte kritike”.

Duke dhënë një rrëfim të dorës së parë të incidentit, i cili ka ngjallur frikë të reja për demokracinë në Serbi, politikani opozitar tha se më pas u transferua në një spital burgu dhe u dënua në të njëjtën kohë me “paraburgimin e padrejtë prej 30 ditësh”, të cilin, ai tha se ka vënë në rrezik jetën e tij.

Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (BIA) e ka pranuar se ka marrë në pyetje të Sanduloviqin, por në një deklaratë për Financial Times, tha se ai “nuk i ishte nënshtruar ndonjë përdorimi të paligjshëm të forcës fizike ose shkeljes së lirisë dhe të drejtave”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika