Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe e Bavarisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, dhe Klaus Ceynowa, drejtor i Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi e cila synon shkëmbimin e ndërsjellë të të dhënave bibliografike, mbështetje për hulumtuesit shkencorë, bashkëpunim në zhvillimin dhe implementimin e projekteve shkencore

Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Klaus Ceynowa, drejtor i Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Bibloteka Kombëtare e Kosovës,”Pjetër Bogdani”, dhe Bibloteka Shtetërore e Bavarisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi të premten e 28 tetorit në Mynih të Gjermanisë.

Synimi i këtij hapi mes këtyre dy institiucioneve synon partneritet në fushat shkencore, profesionale, të digjitalizimit dhe të veprimtarive kulturore.

Marrëveshja është nënshkruar nga Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, dhe Klaus Ceynowa, drejtor i Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë, ndërsa i pranishëm ishte edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Po ashtu shkëmbimin e ndërsjellë të të dhënave bibliografike, mbështetje për hulumtuesit shkencorë, bashkëpunim në zhvillimin dhe implementimin e projekteve shkencore, informacion të ndërsjellë rreth botimeve me qasje të hapur.

Si dhe shkëmbim të ekspertizës dhe përvojës shkencore, organizim të ngjarjeve të përbashkëta si konferenca shkencore, seminare dhe ekspozita, shkëmbim të materialit informativ dhe të publikimeve.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika