Billy Gibbons kujton takimin e parë me The Rolling Stones

Rock artisti Billy Gibbons ka kujtuar takim e tij të parë me The Rolling Stones, takim i cili ndodhi në vitin 1972

Billy Gibbons

Billy Gibbons është padyshim një nga personat më ikonë të rock-ut që ka zbukuruar skenën. Veshjet e tij të çuditshme, mjekra që zgjatet deri në gjoks, zëri dallues i baritonit, dhe stili i kitarës blu e bëjnë Gibbons një yll vërtet heroik.

Gibbons ishte i destinuar të hynte në fushën e muzikës, duke parë se babai i tij ishte një dirigjent orkestre dhe pianist koncertesh, i cili punonte për Samuel Goldwyn në MGM Studios. Kur Gibbons ishte shtatë vjeç, babai i tij e çoi në një seancë regjistrimi të BB King, e cila frymëzoi një Gibbons të ri që të merrte një kitarë për herë të parë

Si një i ri, Gibbons formoi një rock band me zhanër psikodelik në Teksas të quajtur ‘Moving Sidewalks, grup me të cilin hapi disa shfaqje për mikun e tij Jimi Hendrix.

Më vonë, në vitin 1969, Gibbons themeloi grupin për të cilin do të bëhej më i njohur, ZZ Top, dhe ata u bënë pionierë të lëvizjes blues-rock që përfshiu Amerikën.

Gibbons zbuloi një herë ‘zotat e rrokut’ dhe i dha titullin Mick Jagger dhe Keith Richards.

“Si Mick dhe Keith, dy bizele në një bisht. Ata mbeten ende të fortë dhe të palëkundur në sytë e ZZ Top. Dy personazhe më vete. Por unë mendoj se është një mënyrë komode për t’u dhënë atyre një bashkim të duhur”, ka thënë Gibbons.

Gibbons ka shtuar se takimi me Stones për herë të parë ishte në 1972.

Ai tha se Stones kishin rezervuar tri paraqitje në Hawaii, dhe kishin një shfaqje të premten mbrëma, një përformancë në pasditen e së shtunës dhe një shfaqje në mbrëmjen e së shtunës, njofton Far Out.

Gibbons shtoi se ato net në Hawaii ishin ndoshta disa nga më të ashprat që panë ndonjëherë në vitet 1970. Richards dhe Jagger dhe vetë Gibbons, të gjithë duke konsumuar një sasi pije alkoolike, dhe ka shumë të ngjarë, disa substanca të tjera të ndaluara.

Gibbons, gjithashtu, emëroi Keith Richards si kitaristin e tij më të preferuar ndonjëherë.

“Keith Richards. Është e pabesueshme të mendosh se Stones, Keith, këta djem ishin heronjtë e mi kur po filloja, dhe tani janë miq. Ata shpëtuan muzikën blues amerikane me punën e tyre, duke e kthyer muzikën në shtëpi në ShBA dhe duke i dhënë ‘bluesmen’ origjinale amerikane një karrierë dhe njohje. [Keith] është një mik i dashur dhe ai është personazhi; ai është ‘pirati barbar’”, ka thënë Gibbons.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika