Bislimi uron VRMO-DPMNE: Kosova e gatshme të bashkëpunojë drejt forcimit të marrëdhënieve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje në Maqedoninë e Veriut, derisa ka thënë se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë drejt forcimit të raporteve në mes të dy shteteve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut.

Përmes një postimi në platformën X, Bislimi ka thënë se Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Urime VMRO-DPMNE-së për fitoren e parlamentit të djeshëm. zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe detyra e tyre e ardhshme për të formuar qeverinë e re të koalicionit. Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar Bislimi.

Kujtojmë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut i kanë dhënë fund qeverisjes shtatëvjeçare të Lidhjes Social-Demokrate në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare, që u mbajtën gjatë ditës së djeshme.

VMRO DPMNE-ja, deri tash në opozitë, u shpall fituese si në balotazhin për kreun e shtetit, ashtu edhe në zgjedhjet për Parlamentin e ri.

Lexo më shumë: VMRO-DPMNE fituese e dyfishtë, pritet të bashkëqeverisë me VLEN-in

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kandidatja për presidente, Gordana Silanovska Davkova, ka fituar mbi 65 për qind të votave, kundrejt presidentit të deritanishëm, Stevo Pendarovski, i cili mori rreth 30 për qind të votave.

VMRO DPMNE-ja ka shënuar fitore të thellë edhe në zgjedhjet parlamentare, me mbi 43 për qind të votave, apo 59 mandate nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika