Bjellorusia thotë se pranoi armët bërthamore ruse për shkak të “presionit” perëndimor

Bjellorusia ka deklaruar të martën se kishte vendosur të pranonte armët pas vitesh presioni nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, që synonin të ndryshonin drejtimin e saj politik dhe gjeopolitik

Një lëshim i raketës balistike ndërkontinentale në Mirny, Rusi, tetor 2022.

Bjellorusia ka thënë të martën, më 28 mars, se është detyruar të pranojë armët bërthamore ruse, për shkak të presionit “të pashembullt” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Megjithatë, kryeqyteti Minsk ka insistuar se pranimi i tyre nuk i ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka prezantuar në fundjavë planin për dërgimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.

Ky vendim është dënuar ashpër nga Perëndimi.

“Bjellorusia është detyruar të përgjigjet për të forcuar kapacitetet e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Ministria e Jashtme në Minsk.

Ajo ka thënë se Minsku është përballur me presion “të pashembullt” politik dhe ekonomik nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Bjellorusia ka thënë se nuk do të ketë kontroll mbi armët dhe dërgimi i tyre në territorin e saj “nuk është në kundërshtim” me Traktatin për Mospërhapje të Armëve Bërthamore.

Minsku e ka lejuar Rusinë që ta përdorë territorin e tij për nisje të luftës në Ukrainë, vitin e kaluar.

Të dyja shtetet kanë mbajtur edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe e kanë rritur bashkëpunimin në vitin e fundit.

“Bashkëpunimi ushtarak në mes të Bjellorusisë dhe Rusisë është duke u kryer në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë ministrja bjelloruse, raporton Reuters.

Planet e Putinit për të dërguar armë bërthamore afër territorit të Bashkimit Evropian kanë nxitur thirrjet për sanksione të reja kundër Moskës.

Ndonëse shqetësimet sa shkojnë e rriten – prej kur Putin e ka nisur luftën në Ukrainë – shumë ekspertë besojnë se çfarëdo sulmi eventual rus, do të mund të bëhet me armë të vogla “taktike” dhe jo armë “strategjike”.

Presidenti autoritar, Alexander Lukashenko, e udhëheq Bjellorusinë prej vitit 1994.

Perëndimi e ka goditur Minskun me disa valë sanksionesh, për shkak të qasjes bjelloruse në shtypje të disidentëve dhe rolit të saj në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika