Blinken: Moment vendimtar për arritjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka cilësuar përpjekjen për arritjen e armëpushimit në Gaza si një “shtytje të fundit diplomatike,” duke e quajtur këtë moment vendimtar për bisedimet

Sekretari i Shtetit i SHBA Blinken takohet me Presidentin e Izraelit Isaac Herzog, në Tel Aviv, Izrael, 19 gusht 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përshkruar përpjekjen e Uashingtonit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza si një “shtytje të fundit diplomatike.”

Gjatë një takimi të hënën me presidentin izraelit, Isaac Herzog, Blinken e cilësoi këtë moment si vendimtar për bisedimet e armëpushimit.

“Ky është momenti vendimtar, ndoshta më i miri, ndoshta mundësia e fundit për t’i kthyer pengjet në shtëpi, për të arritur armëpushim dhe për t’i vënë të gjithë në rrugën drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme”, ka thënë Blinken përpara takimit me Herzogun, shkruan Reuters.

Bisedimet për armëpushim pritet të vazhdojnë këtë javë në Kajro, me shpresën për të finalizuar marrëveshjen e shumëpritur.

Blinken theksoi se është koha që të gjithë palët të pranojnë marrëveshjen dhe të mos kërkojnë justifikime për të kundërshtuar.

“Unë jam këtu si pjesë e një përpjekjeje intensive diplomatike me udhëzimet e presidentit Biden për të tentuar ta çojë këtë marrëveshje në fund”, ka shtuar ai, duke bërë thirrje për veprim të menjëhershëm.

Pas mbërritjes së Blinkenit, grupi militant Hamas deklaroi se e mban kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, përgjegjës për vonesat në arritjen e marrëveshjes. Ndërmjetësit kryesorë, përfshirë Katarin, Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin, deri më tani nuk kanë arritur të sigurojnë një marrëveshje pas muajsh negociatash.

Kohëve të fundit ka pasur një urgjencë të shtuar për të arritur një marrëveshje armëpushimi në mes të frikës së përshkallëzimit në të gjithë rajonin. Irani ka kërcënuar se do të hakmerret kundër Izraelit pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran më 31 korrik.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika