BNE do të përballet me lojtarët legjendarë nga Brazili

Ekipi kosovar Bad News Eagles (BNE), sot (e marte), do të përballet me lojtarët legjendarë nga Brazili të ekipit Imperial, me fillim nga ora 12:00

Bad News Eagles më 10 maj do të ndeshet kundër ekipit me lojtarët legjendarë, Imperial, në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major.

Kjo do të jetë loja e tretë që nga fillimi i turneut më të madh të CS:GO.

Shpresat janë ende gjallë për ekipin e Kosovës, pasi kanë edhe dy mundësi të tjera për t’u kualifikuar në fazën tjetër të turneut Major, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet kundër legjendave nga Brazili, të cilët ishin fitues të dy turneve Major, FalleN, fer dhe fnx.

Sfida ndërmjet BNE dhe Imperial do të zhvillohet të martën, duke filluar nga ora 12:00.

Gjithashtu, të dyja ekipet mbajnë serinë e ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje).

Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet e PGL në platformat Twitch dhe Youtube, si dhe në kanalin zyrtar të streamerit kosovar,  Ernest Xhoci, me komentim shqip.

Formacionet e të dy ekipeve:

Ekipi Bad News Eagles, Flatron “juanflatroo” Halimi, Dionis “sinoppsyy” Budeci, Genc “gxx-” Kolgeci, Rigon “rigoN” Gashi, Sener “SENER1” Mahmuti

Ekipi Bad News Eagles

Ekipi Imperial, Lincoln “fnx” Lau, Gabriel “FalleN” Toledo, Fernando “fer” Alvarenga, Ricardo “boltz” Prass, Vinicius “VINI” Figueiredo

Ekipi Imperial

Bad News Eagles, filluan rrugëtimin në turneun më të madh të CS:GO, me fitore, kundër skuadrës turke, Eternal Fire.

Ndërsa, në lojën e dytë është mposhtur të hënën, nga ekipi rus forZe, pas një përballje ‘Bo1’ në mapin ‘inferno”.

Ndeshja ishte me rezultat të barabartë pas tetë raundeve të parë të ndeshjes, por që më pas ekipi rus filloi të merr epërsinë pas një paraqitje të mrekullueshme nga lojtari i tyre NORWI, në fund ndeshja përfundoi me rezultat 16-7 në të mirë të ekipit forZe.

Por, kjo humbje nuk do të thotë se gara për ekipin nga Kosova ka përfunduar, ndeshja e radhës do të dëshmoj fuqinë e tyre të bashkëpunimit dhe dëshirës së madhe për fitore të vazhdueshme.

Kundërshtari i tyre i radhës do të mësohet pas mbarimit të gjitha ndeshjeve të raundit të dytë.

Ekipet që do të luajnë më 10 maj

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika