BNE humb betejën ndaj FaZe, ndeshja e radhës vendimtare

Bad News Eagles, ka humbur ndejshen e dytë në “Legends Stage” të shtunën, me rezultatë 16-4 kundër ekipit FaZe, i cili ka vendin e parë në ranglistën botërore

Bad News Eagles

Ekipi nga Kosova, Bad News Eagles, ka humbur ndeshjen e tyre të dytë ndaj ekipit ‘FaZe’ në fazën ‘Legends Stage’ të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major.

Përsëri në mapin ‘Ancient’, ekipi nga Kosova pësojë humbje, kësaj radhe me rezultat 16:4, dhe tani janë vetëm një humbje larg eliminimit nga turneu Major.

Ndeshja e Bad News Eagles kundër ekipit numër një në botë për CS:GO, FaZe, nuk ishte aspak e lehtë, edhe pse në fillim të lojës ata i filluan të egërsuar raundet por, nuk ia dolën që të mposhtin ekipin FaZe.

Kjo ishte loja e tyre e parë, kundër ekipit që radhiten të parët në ranglistën botërore.

Ndërkaq, të dyja ekipet mbanin rekord të ndeshjeve me seri prej 0-1 (zero fitore dhe një humbje).

Tani, ekipi nga Kosova, BNE, mban rekordin e ndeshjeve 2-0 ( dy humbje dhe zero fitore), ndërsa ekipi FaZe 1-1 (një fitore dhe një humbje).

Pas kualifikimit në “Legends Stage”, gara po bëhet edhe më e ashpër pasi siç dihet në këtë fazë të lojës, të gjthë ata që kualifikohen janë ekipet më të mira nga e gjithë bota.

Tashmë ekipi i BNE duhet të fitojë tri ndeshje radhazi për të vazhduar në fazën tjetër ‘Champions Stage’.

Në rast të tri fitoreve ekipi nga Kosova do të kalojë në fazën tjetër, ndërsa nëse humbin tri ndeshjet e radhës do të eliminohen nga gara.

Ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet nesër (e diel) në formatin ‘Bo3’, ku në rast se fiton do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër më vonë.

BNE mposhtet nga ekipi danez CPH

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika