Borrell para takimit me Kurtin e Vuçiq në Bruksel: Është i nevojshëm de-përshkallëzimi i situatës

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, disa orë para takimit me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Bruksel, ka thënë se është i nevojshëm de-përshkallëzimi i situatës

Përfaqësuesi i lartë për politikat e Jashtme, Josep Borrell





Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, para takimit të së hënës në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është i nevojshëm de-përshkallëzimi i situatës.

Me anë të një postimi në Twitter, Borrell, ka thënë se duhet të nis avancimi drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy palëve.

“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të dialogut Beograd-Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për de-eksalimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ky takim ndodh pikërisht në ditën kur ishte paraparë të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale.

Takimet do të zhvillohen fillimisht ndaras e më pas do të ketë një takim të përbashkët.

Sipas një komunikate për media nga BE-ja, thuhet se fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave.

“Në mënyrë aktive ne po mbështesim këto përpjekje”.

Nga Departamenti amerikan i Shtetit është thënë se pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe se vënë në rrezik përparimin e arritur në dialog.

“Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqe dhe stabilitet. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës, vënë në rrezik të panevojshëm jetën e personave të pafajshëm dhe të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe më datën 21 nëntor do të vazhdojë masa e qortimit të shoferëve me targa ilegale serbe, ndërkaq më 22 nëntor nis shqiptimi i gjobave.

Deri më 20 nëntor janë shqiptuar rreth një mijë e 740 qortime, për shoferët e makinave me targa ilegale serbe.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika