Britania: Ukraina duhet të marrë tanke të prodhimit gjerman

Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare për t’i siguruar Ukrainës tanke të prodhimit gjerman, të cilat Kievi i konsideron si mjaft të rëndësishme në luftën kundër Rusisë.

Por ministri i Jashtëm britanik James Cleverly tha të dielën se në mënyrë që këto tanke t’i dërgohen Ukrainës, kërkohet pëlqimi i Gjermanisë.

Javën e kaluar aleatët perëndimorë premtuan miliarda dollarë në ndihmë ushtarake por nuk arritën të bindin Gjermaninë të heqë veton për sigurimin e tankeve të betejës ‘Leopard’ për Ukrainën. Këto tanke posedohen nga një sërë vendesh të NATO-s, por për dërgimin e tyre atje, kërkohet miratimi i Berlinit.

Tanket ‘Leopard’ shihen nga ekspertët e mbrojtjes si më të përshtatshmet për Ukrainën.

“Do të doja të shihja ukrainasit të pajisen me mjete ushtarake si tanket ‘Leopard 2’ si dhe sistemet e artilerisë që janë siguruar nga ne dhe nga vende të tjera“, tha Cleverly gjatë një interviste për ‘Sky News’.

“Do të vazhdoj të bisedoj me aleatët dhe miqtë tanë të NATO-s, për të lehtësuar dhurimin e pajisjeve më të mira ushtarake për Ukrainën për t’i ndihmuar ata të mbrohen kundër agresionit brutal të Rusisë“, shkruan VOA.

I pyetur nëse Gjermania po bënte mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën Cleverly tha se vendet duhet të shkojnë aq larg sa munden e secili duhet ta mbështesë Ukrainën në mënyrën që e konsideron si më të përshtatshme.

Gjatë një takimi të premten sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u bëri thirrje aleatëve që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën. Vendet perëndimore u zotuan t’i dërgojnë Kievit sasi të mëdha armësh, por nuk arritën të marrin një vendim për furnizimin e tij me ‘Leopard 2’.

Partia Social Demokrate e kancelarit gjerman Olaf Scholz është treguar tradicionalisht skeptike ndaj përfshirjes ushtarake dhe e kujdesshme për përshkallëzimin e mëtejshëm në konfliktin në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit tha të premten se vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me tanke shtesë, nuk do të arrijnë të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit dhe se ajo çka po bëjnë, është vetëm shtimi i problemeve për popullin ukrainas.

Shija e redaktorit

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë...

Arti dhe kultura janë letërnjoftim nacional

Selman Jusufi, i cili ka studiuar Artin dramatik në Universitetin e Prishtinës, nga viti 1973 deri më 1985, ka qenë i angazhuar në Teatrin...

Më të lexuarat

Lajçak ‘befason” thotë se me Kurtin kanë rënë dakord që...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka njoftuar nëpërmjet rrjetit të tij social se është në Kosovë, për të...

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Në raportin 24-orësh thuhet se njësitë...

Barrikadat, KFOR-i paralajmëron ndërhyrje nëse ato nuk largohen

Efikasiteti i këtyre mjeteve të rënda të KFOR-it është testuar hiç më larg se dy ditë më parë. Ushtrimet e 19 dhjetorit i kanë mundësuar...

Të fundit nga rubrika