Buleshkaj: Kosova s’është imune ndaj korrupsionit, kemi sjellje joetike të zyrtarëve

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, vlerëson se Kosova nuk është imune ndaj korrupsionit.

Megjithatë, Buleshkaj në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se Kosova nuk është më keq se vendet e rajonit në këtë aspekt.

“Në Kosovë, ngjashëm me shumë vende të botës ka korrupsion ndërsa niveli i korrupsionit mund të variojë nga koha në kohë dhe nga institucioni në institucion. Por, nuk mund të themi se Kosova është imune ndaj korrupsionit pasi ne në vazhdimësi kemi sjellje joetike të zyrtarëve publikë që mund të qojnë në korrupsioni apo shkelje administrative”.

“Kosova fatbardhësit nuk është më keq se vendet e rajonit, por nuk është as shumë më mirë se këto vende teksa nuk jemi aty ku dëshirojmë – në nivelin e vendeve evropiane. Puna jonë është në ngritjen e vetëdijes së zyrtarëve dhe ngritjen e mekanizmave në parandalimin e aferave korruptive”, tha Buleshkaj.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika