Cakolli: Mos pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet në veri rrezikon ta kthej Kosovën mbrapa

Në një bisedë në emisionin Magazina me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, në Radio Dukagjini Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se përtej pjesës ligjore, në rrafshin praktik, organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, e cila fiton mbi 90 për qind të votave në çdo palë zgjedhje në komunat veriore, rrezikon ta kthejë Kosovën në situatën e para vitit 2013

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës

Pas takimit gjatë ditës së hënë me partitë politike, presidentja Vjosa Osmani pritet të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Sa do të jenë sfidues organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, kujton se kjo nuk është hera e parë që Kosova përballet me situata të tilla, pasi disa nga kryetarët e këtyre komunave në veri të vendit kanë dhënë dorëheqje deri në dy herë gjatë mandatit të tyre.

Në një bisedë në emisionin Magazina me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, në Radio Dukagjini Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se përtej pjesës ligjore, në rrafshin praktik, organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, e cila fiton mbi 90 për qind të votave në çdo palë zgjedhje në komunat veriore, rrezikon ta kthejë Kosovën në situatën e para vitit 2013, kur dalja në zgjedhje nuk arrinte as 5 %.

“Edhe kur pjesëmarrëse ishte Lista Serbe, zgjedhjet në katër komunat veriore janë karakterizuar me një atmosferë të tensionuar, kërcënime, shantazhe, frikësim të votuesve. Tash mund të llogarisim se si do të duket organizimi i zgjedhjeve në veri, kur nuk kemi një pajtim mes spektrit tonë politik dhe përfaqësuesve të komunitetit serb”, ka thënë Cakolli për Radio Dukagjini.

Se a ka gjasa që ky proces zgjedhor të dështojë, pra qytetarët të mos dalin në zgjedhje, duke pasur parasysh që ata veprojnë sipas direktivave të Beogradit, Cakolli ka thënë se kjo është çështje politike.

“Kjo është çështje politike dhe natyrisht se ndikimi i politikës në vendimmarrjen e tyre do të jetë shumë i madh. Unë nuk pres se do të ketë dalje të madhe të qytetarëve serb në këto zgjedhje. Por, po presim të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, ka thënë Cakolli.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, në rast të dorëheqjes së kryetarit të komunës, presidenti në afat prej 10 ditësh, shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme e që duhet të mbahen brenda 45 ditëve nga shpallja e tyre.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika