Capital T zbulon yjet në koncertin “Time Capsule” në Prishtinë

Këngëtari Capital T do të rikthej në Prishtinë koncertin e shumëpritur “TIME CAPSULE 2”, ku do t'i sjellë të gjitha këngët e tij në një natë emocionuese dhe të paparë për fansat e tij

Pamje nga koncerti i Capital T, në vitin 2019.

Një nga këngëtarët më të dashur dhe të ndjekur në muzikën shqiptare, Capital T, ka konfirmuar se është gati të mbajë një koncertin e dytë, tani në qytetin e tij në Prishtinë.

Data 11 gusht e premte, është shënuar në kalendarin e këngëtarit, kur ai do të ngjitet në skenën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Me një energji të plotë dhe shumë surpriza, ai është i gatshëm të sjellë një koncert që do të kujtohet gjithë jetën.

“Ky koncert është njëlloj bashkimi që mund të dëgjohen të gjitha këngët e mia, prej kur ia kam nisur karrierën deri në ato më të fundit, nga 2005 deri në 2023,” ka theksuar Capital T në një intervistë për Radio Dukagjinin.

Për të siguruar një përvojë të veçantë dhe unike për të pranishmit, këngëtari ka sjellë një koncept të veçantë. Ai ka thënë se në këtë koncert, do të shpalosë këngët e tij me një trajtim të veçantë, duke ofruar një show tërheqës dhe spektakolar, për t’i dhuruar fansave një natë të jashtëzakonshme.

“Dëshiroj që këtë koncert ta ndaj me të gjithë ata që më kanë përkrahur gjatë këtyre viteve të karrierës sime. Nëse dëshirojnë të përjetojnë një eksperiencë të pazakontë dhe të mbajnë kujtimin e kësaj nate përjetë, i ftoj të gjithë të më bashkohen”, është shprehur këngëtari me entuziazëm.

Capital T

Biletat për këtë koncert të shumëpritur kanë një çmim të arsyeshëm, vetëm 10 euro për të gjithë sektorët.  Nisur nga planifikimi i kujdesshëm dhe përgatitjet e shumta, organizatorët sigurojnë që nuk do të mungojë asgjë për të gjithë ata që do të jenë pjesë e kësaj nate magjike.

Biletat për pjesëmarrje mund të merren në të gjitha pikat e Western Union, Hib Petrol në të gjitha pikat dhe në Vivere.al mund t’i gjeni online.

Por, koncerti për këngëtarin Capital T nuk është vetëm një eveniment i muzikës. Ai simbolizon një ëndërr jetësore dhe një kthim në shtëpinë e tij, në qytetin ku u rrit dhe zhvilloi muzikën e tij.

Siç ka thënë ai, pavarësisht sfidave dhe vështirësive, ka vendosur të japë një koncert të jashtëzakonshëm, duke shfaqur përkushtimin dhe dashurinë e tij për fansat e tij të përhershëm.

Në koncert, Capital T do të ketë shumë mysafirë të veçantë, duke përfshirë emra të njohur si Kanita, Lluni, Il Ghost, Rina Balaj, Elvana Gjata, Ledri Vula dhe disa artistë të tjerë, të cilët do të japin kontributin e tyre për të bërë këtë natë më të veçantë dhe të paharruar për të gjithë.

Dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” do të hapen në orën 19:00, ndërsa koncerti fillon në ora 20:00 dhe do të zgjasë deri në ora 00:00, duke ofruar një kohë të gjatë performancash dhe emocionesh.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika