Çdo sulm i qëllimshëm i infrastrukturës kritike do të ketë përballë NATO-n

NATO do t’i përgjigjet çdo sulmi të qëllimshëm të infrastrukturës kritike kanë thënë nga Këshilli i Atlantikut të Veriut

Rrjedha e gazit rus "Nord Stream". Foto: BBC.

 





Këshilli i Atlantikut të Veriut (KAV) ka deklaruar se çdo sulm i qëllimshëm i infrastrukturës kritike do të ketë përgjigjen e Aleancës Veriatlantike (NATO).

Pasi, sipas KAV-së, dëmtimi i tubacioneve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në ujërat e kanaleve në Detin Baltik është duke shkaktuar dëmtimin e mjedisit.

“Çdo sulm i qëllimshëm kundër infrastrukturës kritike të Aleatëve do të përballej me një përgjigje të bashkuar dhe të vendosur”.

“Ne, si aleatë, jemi zotuar të përgatitemi, të frenojmë, të mbrohemi kundër shtrëngimeve të luftimeve dhe taktikave të tjera hibride nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë”, kanë shtuar ata.

Rrjedhjet misterioze kanë goditur tubacionet ruse të gazit, të cilat kalonin nën Detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës. Shkaku i mundshëm i rrjedhjeve në dy tubacionet nga liderët evropianë po konsiderohet “sabotimi”.

Vendet evropiane kanë bërë gara të martën për të hetuar rrjedhjet e pashpjegueshme në dy tubacionet e gazit rus që kalonin nën Detin Baltik pranë Suedisë dhe Danimarkës.

Disa zyrtarë evropianë thanë se shkaku i mundshëm ishte sabotimi, ndërsa Rusia e cila ndërtoi rrjetin, nuk e përjashtoi atë.

 





Rrjedhjet misterioze në tubacionet ruse të gazit

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika