Ceremonia lamtumirëse e Albright përmes imazheve

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, dhe ish presidenten Atifete Jahjaga, kanë marë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së Shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Uashington

Përmes një komunikate, zyra e kryeministrit ka treguar se Kurti ka takuar zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ndërsa vet kryeministri përmes një postimi në Facebook, po ashtu ka bashkangjitur fotografi të ceremonisë.

“Në kuadër të ceremonisë, Kryeministri dhe Presidentja patën rast të takoheshin me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ish-Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, ish-Zëvëndëspresidentin e ShBA-së, Albert Gore, ish-Sekretarët e Shtetit, Condoleezza Rice dhe John Kerry dhe ish-kongresistin Eliot Engel”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, kujtoi udhëtimin e fundit me Albright në Kosovë, në 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së.

Ai tha se trashëgimia e Albrightit për kontributin në Kosovë, Bosnjë dhe shtete të tjera, vazhdon të nderohet.

Po ashtu, Clinton ka përmendur edhe praninë e presidentes Vjosa Osmani dhe dhe kryeminsitrit Albin Kurti në ceremoninë e nderimit të Albright.

“Sot këtu me ne është presidentja, ish-presidentja dhe kryeministri i Kosovës. Po ashtu këtu është edhe ish-ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës. U desh të ndodhte masakra e Srebrenicës që të mblidheshin mjaftueshëm njerëz që të bëhej ajo që sot po bëhet në një mënyrë tjetër në tentim për ta shpëtuar Ukrainën”, ka shtuar Clinton.

Albright, e zgjedhur nga Clinton, ka qenë gruaja e parë amerikane në pozitën e sekretares së Shtetit.

Albright ka vizituar tri herë Kosovën, pak muaj pas përfundimit të luftës 1999, më 2005 dhe 2019.

Më 2005, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë më 2019, ishte e pranishme në ngritjen e bustit në nderim të saj.

Statement from Club de Madrid on the Passing of Secretary Madeleine Albright - Club de Madrid

Ajo punoi për zgjerimin e NATO-së, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve gjatë viteve të 90-ta, ku u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Madeleine Albright ka vdekur nga kanceri në moshën 84-vjeçare.

Shija e redaktorit

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Të fundit nga rubrika