Çfarë është dhe pse nevojitet testi i inteligjencës?

Foto ilustruese

Erblin Havolli, nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës, teksa ka folur për organizimin e trajnimit të datës 11-12 maj, “Testi i inteligjencës KOG 3″, ka theksuar rëndësinë dhe përdorimin e këtij testi.

Ai për emisionin Reload, ka thënë se KOG 3 është një instrument i përdorur për të vlerësuar funksionin intelektual të personave në mënyra të ndryshme.

Hagolli ka vënë në dukje se ky test mund të përdoret për të vlerësuar funksionet kognitive të personave normal, si dhe për të identifikuar çrregullimet intelektuale dhe për të vlerësuar funksionet e veçanta tek personat me disa lloje të disfunksioneve psikike.

“Të mirat e tij janë që KOG 3 mundet me u përdor si tërësi, brenda tij janë tri teste që munden me u përdor veç e veç. Për shembull munden me u përdor për me i vlerësu funksionin intelektual te personat normal, mundet me u përdor me i vlerësu çrregullimet  intelektuale në tërësi po ashtu mundet me u përdor për me i veçu funksionet e veçanta tek personat me disfuksion psikik”, ka thënë Hagolli.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pjesë e trajnimeve profesionale është edhe trajnimi për përdorimin e këtij testi të inteligjencës dhe orientimit profesional, i njohur si KOG 3.

Trajnimi kryhet në dy mënyra, individualisht dhe në grup.

Nëpërmjet këtij testi, ai ka thënë se bëhen vlerësimet e aftësive kognitive të personave, duke përfshirë vlerësimin e kuptimit verbal, perceptimin dhe aftësitë hapësinore.

“Ka me u mbajt një trajnim për testin e inteligjencës dhe orientimit profesional që ndryshe quhet KOG 3. Kjo bën pjesë tek trajnimet profesionale, ky bëhet zakonisht në dy lloj metodat, individual dhe grupor. Me një lloj testi të inteligjencës bëhen matjet e aftësisë e funksionit kognitive të personit, shembull vlerësimi i të kuptuarit verbal, vlerësimi në perceptim po ashtu edhe aftësitë hapësinorë”, është shprehur ai.

Sipas tij, këto trajnime përqendrohen kryesisht tek profesionistët e fushës së psikologjisë dhe synojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në përdorimin efikas të testit të inteligjencës për qëllime klinike.

“Në vendin tonë ne këtë trajnim e bëjmë prej vitit 2018, qëllimi i këtij trajnimi është që kandidatët që marrin pjesë aty të kenë mundësi ta përdorin me efikasitet sa më të lartë testin e inteligjencës gjatë punës së tyre klinike për të qenë sa më të aftë dhe cilësor”, ka thënë ai.

Ai mes tjerash ka theksuar se testi i inteligjencës KOG 3 është i besueshëm dhe i vlefshëm, duke pasur cilësi shumë të mira për përdorimin në praktikën profesionale.

Shija e redaktorit

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Muhamet Hyseni zyrtarizohet tek AC...

Të verdhit e rrezikshëm siç njihen në futbollin danez “AC Horsens” kanë arritur të bëjnë goditje të rëndësishme për afatin e ri kalimtar të...

Fermeri 74 vjeçar i shtëpisë së të moshuarve e funksionalizon...

Domate, speca, tranguj, kunguj e plot lloje të tjera perimesh janë të gjeturat e stinës në këtë serrë, mu në zemër të kryeqytetit. Ajo gjendet...

Shefja e katalunasve në Parlamentin e Spanjës: S’do të ndalemi...

Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës...

Të fundit nga rubrika