Çfarë i diskutua sot në takimin Çeku-FFK-klubet?

Në këtë takim edhe një herë u vu në pah se klubet e futbollit akoma nuk i kanë plotësuar të gjitha dokumentet dhe kriteret për licencim

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës u zhvillua një takim i përbashkët midis MKRS-së dhe përfaqësuesve të klubeve, në prani të ministrit Hajrulla Çeku, zëvendësministres, Daulina Osmani dhe u.d sekretarit të FFK-së, Taulant Hodaj.

Në këtë takim edhe një herë u vu në pah se klubet e futbollit akoma nuk i kanë plotësuar të gjitha dokumentet dhe kriteret për licencim.

Ministria e Sportit fillimisht i kishte vërejtjet e saj tek Federata e Futbollit, të cilës ia ktheu disa herë mbrapsht dokumentacionin, por që shtëpia e futbollit ka bërë përparime rreth licencimit.

Por, asaj i nevojitet licencimi i mbi 50 për qind të klubeve për ta marrë licencën nga MKRS-ja.

Gjatë këtij takimi u vlerësua se procesi i licencimit të FFK-së ka marrë më shumë kohë sesa zakonisht për shkak se FFK është federata më e madhe sportive në vend dhe ka numrin më të madh të anëtarëve dhe sportistëve në krahasim me çdo federatë tjetër. Për momentin, klubet e futbollit ende nuk i plotësojnë kriteret për licencim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika