Çfarë po gjëmon në Ballkanin Perëndimor?

"Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën si vend të pavarur. Por duhet të pranojë që Kosova në territorin e saj shtetëror të ushtrojë në mënyrë autonome pushtetin e saj", shkruan DW

Barrikadat në Veri

Fjalët e ministrit serb të Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq tingëlluan kërcënuese, sikur konflikti i Serbisë me Kosovën ishte gati para shpërthimit ushtarak.

“Pesë mijë forca speciale të ushtrisë serbe po vendosen në gjendje luftarake. Deri në fund të vitit 2023 ato do të jenë të gjitha të gatshme për luftë. Ato do të jenë grushti ynë më i fuqishëm dhe do të shkatërrojnë qëllimet e këqija të atyre që nuk e duan vendin tonë”, ka thënë Vuçeviq gjatë vizitës së trupave serbe në kufirin me Kosovën.

Edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e ka shmangur deri tani fjalën “sulm”.

Ai flet në vend të kësaj për një masë defensive.

“Ne bëjmë gjithçka, që të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Por pasi shqiptarët janë armatosur dhe veprojnë kundër popullit tonë, ne do të bëjmë gjithçka, që të mbrojmë serbët në veri të Kosovës”.

Kështu u shpreh presidenti serb në një videomesazh në profilin e tij në Instagram.

Presidenti serb e paraqet veten të zemëruar

Siç shkruan DW, presidenti serb aktualisht nuk lë rast pa iu drejtuar popullit të vet i zemëruar duke u paraqitur si politikani që garanton mbrojtjen e serbëve të Kosovës.

Ai doli së bashku me kreun e kishës ortodokse serbe, patriarkun Porfirije, që është edhe kryepeshkopi i Patriarkanës së Pejës.

Porfirije donte këtë javë të vizitonte Pejën, por nuk u lejua nga policia kufitare kosovare.

Më tej Vuçiq u shfaq me një familje vreshtarësh të serbëve të Kosovës, vera e të cilëve u konfiskua dhe u shkatërrua. Për shkak se kjo familje kishte tatime të pashlyera, policia e Kosovës i mori verën, i përzieu llojet e rrushit duke e bërë verën të papërdorshme.

Barrikadat

Dy barrikada të reja u ngritën në Mitrovicën e ndarë. Prej më shumë se dy javësh barrikada të tjera bllokojnë rrugët në akset e rëndësishme rrugore në veri. Aty janë hedhur edhe shashka dhe gurë kundër gazetarëve, shkruan DW.

Njoftime ka pasur edhe për të shtëna.

Beogradi e akuzon Prishtinën për shkelje të ligjit, ndërkohë që Prishtina e hedh poshtë akuzën se arrestimet e kryera të ish-policit serb dhe një serbi tjetër për shkak të sulmeve ndaj policëve i drejtohen etnisë serbe.

Nga ana e tij kryeministri Kurti akuzoi Vuçiqin se angazhon “bandat kriminale” dhe po nxit popullsinë serbe në veri për të destabilizuar gjendjen.

Si u shkallëzua situata kaq shpejt?

Gjithçka filloi me grindjen për targat e makinave. Qeveria e Kosovës kërkonte që serbët e Kosovës të këmbenin targat e tyre serbe me ato kosovare duke zbatuar reciprocitetin.

Qëllimi ishte të vendosej kontrolli mbi trafikun në hapësirën shtetërore të Kosovës dhe të merreshin tatimet e regjistrimit. Pasi u gjet një zgjidhje për këtë grindje, doli në pah molla tjetër e sherrit.

Serbët kërkojnë ngritjen e Asociacionit të Komunave Serbe, të vendosur me marrëveshjen e Brukselit para gati 10 vjetësh. Deri tani nuk ka një koordinim mes komunave të veçanta serbe.

Kosova do të bëhet vend kandidat për në BE

Vetëm në nëntor gjendja dukej shpresëdhënëse.

Pas sheshimit të grindjes për targat, u bë fjalë për bisedime të tjera me shans për sukses – Kosova do të bëhet vend kandidat i BE, kurse Serbia që ka 10 vjet si vend kandidat, do të mbajë opsionin e afrimit me BE të hapur, me gjithë afërsinë me Rusinë.

BE ka paraqitur të ashtuquajturin “propozimi gjermano-francez” për normalizimin e marrëdhënieve. Nga ky propozim del se Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën si vend të pavarur.

Por duhet të pranojë që Kosova në territorin e saj shtetëror të ushtrojë në mënyrë autonome pushtetin e saj. Tani këto përpjekje për afrim janë shtyrë larg pas javëve të fundit me shumë incidente.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika