Çfarë u diskutua në Bruksel në mes të Bislimit dhe Petkoviqit?

Dje në Bruksel është mbajtur një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Për takimet me palë ka shkruar Lajçak, i cili ka thënë se kanë rënë dakord për një sërë hapash që do t’i marrin në vazhdim.

“Sapo përfunduan më shumë se shtatë orë takime në nivelin e kryenegociatorëve… Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, ka shkruar Lajçak në X.

 

Pas këtij takimi, Bislimi ka akuzuar Serbinë se dëshiron zbatimin e pjesshëm të Marrëveshjes Bazë, kështu duke theksuar se pala serbe ishe e interesuar vetëm për themelimin e Asociacionin të Komunave me shumicë serbe.

“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimi. Por, Petkoviq ishte i interesuar vetëm për një pikë që nënkuptim aprovimi i draftstatutit evropian. Kanë thënë se mund të diskutojmë për pika të tjera, pasi të ecet përpara me zbatim të asociacionit. Ndërsa, pala kosovare ka pasur propozime për secilën pikë dhe është e rëndësishme që marrëveshja bazike të pranohet në plotni.”

Ndërkaq, Petkoviq i cilësoi takimet si “të vështira dhe shtoi se ai nguli këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Poashtu lidhur me takimin në Bruksel,  Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në takimet e mbajtura në nivel të kryenegociatorëve, ku delegacioni i Kosovës kryesohej nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u diskutua mbi formalizimin e Marrëveshjes Bazike, si element kryesor dhe i parë për zbatim të sekuencuar të marrëveshjes, bashkë me aneksin e Ohrit, mbi Planin e Sekuencimit, zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, rreth mungesës së përparimit në zbatimin e Deklaratës për personat e zhdukur me dhunë, si dhe zbatimin e një numri marrëveshjesh të tjera, përfshirë IBM, si dhe atë për vizitat e zyrtarëve.

Në njoftim shkruhet se Serbia refuzon të pranojë Marrëveshjen Bazike në tërësi dhe nuk pranon të zbatojë pjesë të saj.

“Pala serbe refuzoi të përfshihet në diskutim për dakordimin e planit të sekuencimit si dhe në arritjen e formalizimit të marrëveshjes, bazuar në garancat e kërkuara në takimin e liderëve javën e kaluar. Diskutimi rreth çështjes së personave të zhdukur ekspozoi sërish që pala serbe është duke e sabotuar procesin, duke nxjerrë vazhdimisht kërkesa të reja me qëllim të bllokimit të procesit.”

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika