Çitaku: BE-ja duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që t'i japë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës duke thënë se "çdo zvarritje e ka cënuar vet kredibilitetin e BE-së në Kosovë"

Vlora Çitaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës





Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

“Që nga dita e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës), Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim valid për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. Ama bash asnjë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Sipas saj, qytetarë nga Venezuela e deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se “çdo zvarritje e ka cënuar kredibilitetin e BE-së në Kosovë”.

Ndryshe, më 13 tetor, Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika