Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kandidati i partisë për kryeministër, Bedri Hamza, është garanci për krijimin e një shumice të re parlamentare pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Nër Debat Plus, Çitaku ka bërë të qartë se kjo shumicë do të ofronte një qeveri me mentalitet ndryshe nga ajo e udhëhequr nga LVV dhe Albin Kurti gjatë pesë viteve të fundit.
“Unë jam e bindur që Bedri Hamza është garanci e një shumicë të re parlamentare ë Kuvend. E cila Kosovës do t’i ofronte një qeveri ndryshe. Dhe kur po them qeveri ndryshe, kjo nuk ndërlidhet vetëm me emrat e përveçshëm. Por një qeveri me një mentalitet ndryshe nga ky që e kemi pasur këto 5 vite. PDK-ja nuk ka asnjë ndenjë inferioriteti në raport me Albin Kurtin dhe LVV-në. E them me krenari, që çdo projekt i madh në këtë vend, po flas për shtetndërtim, për fuqizimin të subjektivitetit ndërkombëtar, çdo projekt i madh i ka vulën e PDK-së…”, ka thënë Çitaku.