Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe akuzave ndaj kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, nga ish-deputetja e VV-së, Adriana Matoshi dhe anëtarja e VV-së, Dejona Mihali, duke thënë se kjo lloj fushate dehumanizuese nuk duhet injoruar.
Lushtaku nuk pendohet, edhe më i ashpër ndaj VV-së: I them Albinit, lidhi këto k#drat se boll është
Në Debat Plus, Çitaku u shpreh se sulmet ndaj Lushtakut janë pjesë e një polarizimi të qëllimshëm politik dhe janë shtrirë edhe ndaj ish-komandatit të UÇK-së.
“Duhet ta kuptojmë, jo ta mirëkuptojmë assesi. Ne ndonjëherë reagojmë në mënyrë impulsive. Zoti Sami Lushtaku i është nënshtruar një fushatë dehumanizuese. Tani e një dekadë, aktivisht nga LVV-ja. Kanë shkuar aq larg sa kanë sharë e mallkuar një lagje e një fis të tërë….
Ky polarizimin është skenar i Djena Mihalit. Dhe gjuha që ëprdoret nga disa eksponetë të LVV-së. Merren personalisht me disa individë. Ata merren edhe me mua. Unë nuk iu kam reaguar. Ndoshta zoti Lushaktu nuk është dashur të mirret afre me zonjën Mihali…”, ka thënë Çitaku.