Çitaku – Kurtit: Në sytë e Amerikës, Kosova është çliru e pavarësu – në sytë e tu është shkatërru

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për deklaratat e tij lidhur me raportet ShBA - Kosovë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për deklaratat e tij lidhur me raportet ShBA – Kosovë.

Lexo më shumë: Kurti: SHBA-ja s’duhet të presë që unë ta shohë Serbinë me sytë e saj

“Po, Albin, Amerika nuk e sheh Serbinë me sytë e tu. E kuptueshme kjo. Po me sytë e tu nuk e sheh as Kosovën. Se në sytë e tu, Kosova është shkatërru qe dy dekada”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se në sytë e Amerikës, Kosova është çliruar, pavarësuar, zhvilluar e ndërtuar.

“Nihilist, cinik. Kaq je, dhe ke me mbetë pa asnjë rezultat”, është shprehur Çitaku.

Lidhur me këtë, kritika ka pasur edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lexo më shumë: Haradinaj – Kurtit: O i mjerë, sytë e Amerikës ishin pilotët e saj që shpëtuan një popull nga zhdukja

Nëpëmjet një postimi, ai ka thënë se ka kohë që kryeministri nuk përfaqëson qëndrimin e popullit.

 

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika