Çitaku për rastin e ambasadorit Berishaj: Mosveprimi i krerëve të shtetit është marrje në mbrojtje

Heshtja dhe mosveprimi politik e institucional nga krerët e shtetit të Kosovës është marrje në mbrojtje, ka thënë nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar udhëheqësit e qeverisë së Kosovës, për mosveprim ndaj rastit të ambasadorit të Kosovë në Kroaci, Martin Berishaj.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se, pas një amnestimi të mënjehershëm që iu bë ambasadorit Berishaj, tash më shumë se një muaj mbretëron “një heshtje shurdhuese”.

Sipas saj, heshtja dhe mos veprimi politik institucional nga krerët e shtetit të Kosovës është marrje në mbrojtje.

“Asnjë deklaratë, asnjë njoftim, asnjë fjalë në lidhje me këtë skandal rajonal të përfaqësuesit më të lartë të Kosovës në Kroaci. Shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje, e ambasadori Berishaj vazhdon të jetë në detyrë sikur mos të kishte ndodhur asgjë”, është shprehur ajo.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

“Presidentja dhe kryeministri nuk janë as prokurorë dhe as gjyqtarë. Ata duhet të ndërmarrin hapa politikë dhe institucionalë, dhe ta kthejnë Berishajn nga detyra menjëherë duke iu hapur rrugë institucioneve të drejtësisë ta thonë fjalën e tyre”, ka shtuar ajo.

Për Çitakun, fshehja dhe mbrojtja e këtij skandali “nga zyrtarët tanë më të lartë shtetëror do ta minojë rrugën tonë drejt integrimit evropian”.

“Ne kërkojmë të dijmë si i është dhënë shtetësia ambasadorit Berishajt me urgjencë të jashtëzakonshme, a ka marrë Agjencioni Kosovar kundër Korrupsionit ndonjë veprim, Prokuroria e Kosovës a kanë inicuar masa për deklarimin e rrejshëm të pasurisë nga Berishaj, a ka treguar ai se ku kanë shkuar 600 mijë euro, të cilat i ka tërhequr përmes biznesit të tij të padeklaruar, si i është dhënë atij ceritifikata e sigurisë nga Agjencioni Kosovar i Intelegjencës”.

Siç theksoi Çitaku, në një kohë kur institucionet e Kosovës dhe diplomacia dështoi ta fusë Kosovën në agjendën e ministrave të jashtëm të Këshillit të Evropës, në vend se bartësit e instituciuoneve të jenë të angazhuara për fuqizimin e subjektitvitetit ndëkormbëtar, “ata po merren me mbrojtjen e ambasadorit Berishaj, person të cilin e kanë përzgjedhur vetë”.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në konferencë për media

Megjithatë, ajo ka potencuar se PDK nuk do të lejojë që kjo aferë dhe ky skandal të harrohet dhe të kalojë në heshtje.

“Do të përdorim të gjitha mekanizmat institucionalë dhe parlamentar për t’u siguruar se e vërteta do të zbardhet”, ka përfunduar Çitaku.

Ndryshe, sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku parat e  dërguara nga një kompani serbe, transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Më pas, sipas mediumit slloven, thuhet se ato mjete financiare i dërgoheshin një politikani slloven para se të përfundonin në një kompani tjetër në Itali.

Këto transfere parash kanë çuar deri te hetimi i politikanit slloven Golob.

Pagesat nga dega e kompanisë energjetike serbe GEN-I, të cilat ekzekutoheshin në kompaninë e Berishajt, ‘MB Consulting’, bëheshin në emër të konsultës, me përshkrimin se janë pagesa për këshillime profesionale.

Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj
Skandali financiar, në të cilin është përfshirë Berishaj, kap shumën e rreth 600 mijë eurove, të cilat ai i tërhiqte nga llogaria e ‘kompanisë së tij fiktive’ dhe fizikisht ia dorëzonte politikanit slloven.

Tërheqja e parave nga ambasadori Berishaj, sipas mediave sllovene, ishte bërë nga dy llogari.

“197 mijë euro i ka tërhequr nga llogaria personale, ndërsa pjesën tjetër, 320 mijë, i ka tërhequr nga një llogari tjetër”.

Berishaj në zgjedhjet e fundit në Kosovë kishte mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, dhe pas fitores së kësaj të fundit, ai është emëruar ambasador në Zagreb.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika