Çitaku: Thaçi do të mbahet mend si kryeministër i pavarësisë, Kurti si i autonomisë për serbët e veriut

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Hashim Thaçi do të mbahet mend si kryeministër i pavarësisë, ndërsa, sipas saj, Albin Kurti do të mbahet mend si kryeministër i autonomisë për serbët e veriut

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se Hashim Thaçi do të mbahet mend si kryeministër i pavarësisë, ndërsa, sipas saj, Albin Kurti do të mbahet mend si kryeministër i autonomisë për serbët e veriut.

“Është e pabesueshme se si një gjë Kryeministri Kurti nuk e ka kuptuar ende. Që Hashim Thaçi, edhe kundër vullnetit të tij, do të mbahet mend si Kryeminitsri i Pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, Albin Kurti, i cili sot ka mbushur 1124 ditë si Kryeministër, i dyti më jetëgjatë në vend, do të mbahet mend vetëm si Kryeministri i Autonomisë Politike për serbët e pjesës veriore të Kosovës”, ka thënë Çitaku.

Çitaku ka thënë se marrëveshja bazike të cilën Kurti e ka pranuar vitin e kaluar në Bruksel, i ka humbur njohjen e ndërsjellë Kosovës.

Sipas saj, pranimi i kësaj marrëveshjeje i ka sjellur “pasoja afatgjate dhe të patjetërsueshme vendit”.

“Nëse Hashim Thaçi ka ndërtuar autostrada moderne, shkolla, i ka rritur pagat, ka ndërtuar institicuionet dhe ka vënë në binar funksionimin e shtetit – trashëgimia e vetme që do t’i mbetet në CV-në e tij si Kryeministër Albin Kurtit, mbetet Ura tri metra e Saradranit”, ka shtuar nënkryetarja e PDK-së.

Mes të tjerash, Çitaku i është drejtuar kryeministrit Kurti se e di “që i mungon presidenti Thaçi”, por sipas saj, duhet të durojë dhe pak.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika