Çitaku: Turp që Kurti po merret me Thaçin, i cili nuk mund t’i përgjigjet sepse është duke mbrojtur UÇK-në

"Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve të qeverisjes së sotme. Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ja kthejë sepse është në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në", ka shkruar Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti në Forumin e Paqes në Paris ku tha se projekti i shkëmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë.

Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se është turp që Kurti merret me ish-presidentin Hashim Thaçi pasi siç thotë ajo, Thaçi nuk ka mundësi t’ia kthejë sepse eshte në paraburgim në Hagë duke mbrojtur UÇK-në.

“Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit. Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë tutje se rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia e Kosovës “shihen, preken, udhëtohen, përjetohen, gëzohen”.

“Rezultati i vetëm i Kurtit eshte nje ure këmbësorësh në një fshat dhe nje mori sanksionesh nga aleatët tonë. I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt”, ka vijuar tutje.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e dytë të Forumit të Paqes në Paris gjatë fjalës së tij ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve.

Shefi i ekzekutivit tha se shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt por s’ka vdekur si ide, teksa shtoi se njerëzit që sipas tij, kanë parë ëndrra për shumë për ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo ndryshimin e kufijve, e kanë të vështirë ta braktisin atë nostalgji e të angazhohen në zgjidhje që do të ishin demokratike.

“Projekti i këmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si për familjen e tyre që flasin për territoret e shteteve të tyre sikur të ishin prova private. Por, kjo ka pasur një lloj shije feudale që nuk ekziston më, por më duhet të pranojë që përkundër dështimit të projektit, ideja ekziston ende por pa ndonjë gjasë të madhe që të hyjë në fuqi”, ka thënë Kurti.

Kurti: Shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt por nuk ka vdekur si ide

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika