Çka lexojnë kosovarët gjatë pushimeve?

Idea Peja nga Libraria "Dukagjini" në emisionin “Rreth e Rrotull” ka dhënë disa informacione interesante rreth librave të kërkuar gjatë sezonit veror dhe kërkesave të lexuesve

Idea Peja nga Libraria Dukagjini në emisionin “Rreth e Rrotull"

E ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” ishte Idea Peja nga Libraria Dukagjini. Ajo përgjatë emisionit bëri të ditur më shumë rreth librave të cilat kërkohen në sezonin veror dhe se cilat gjenerata kanë kërkesa më të mëdha rreth librave.

“Verës ka pak më shumë kërkesa për libra, por e gjitha varet prej moshës të njerëzve për preferencat që i kanë, në çfarë pike të jetës ndodhen momentalisht dhe cilave tema donë me ju ik e cilave jo”, ka thënë Idea Peja.

Tutje, ajo bëri të ditur se “më së shumti kemi kërkesë për libra që kanë të bëjnë me shëndetin mendor”.

Ndër të tjera, sipas saj, lexuesit kryesorë në këtë kohë janë fëmijët, kjo për shkak të vetëdijesimit edhe të prindërve që fëmijët e tyre të lexojnë sa më shumë.

“Ne jemi shumë të lumtur që fëmijët sot jemi duke i pasur ndër lexuesit kryesorë në librari”, është shprehur Idea Peja.

Sipas saj, sa u përket librave më të kërkuar gjatë sezonit veror janë librat romancë. Ndërsa, duke pasur frekuentim më të madh në pikat e Librarisë “Dukagjini”, njëherit duke pasur parasysh edhe fluksin më të madh të bashkatdhetarëve në Kosovë, librat më të kërkuar janë librat historikë.

“Kur e kemi një kërkesë për një libër specifik duhet t’i pyesim a iu duhet në gjuhën shqipe apo angleze, këtë po mundohemi me e tejkalua dhe me e kthy lexuesin kah gjuha shqipe apo gjuha amtare”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika