Courteney Cox u bë me yll në Hollywood

Aktorja Courteney Cox është bërë me yll në bulevardin e të famshmëve të Hollywoodit në Los Angelesit

Courteney Cox nderohet me një yll në Hollywood Walk of Fame të hënën, më 27 shkurt.

Në ceremoninë e zbulimit të yllit ishin të pranishëm familjarë dhe miq, duke përfshirë edhe dy bashkaktoret nga seriali kult, “Friends”, Jennifer Aniston dhe Lisa Kudrow.

Protagonistet e dashura Monica, Rachel dhe Pheobe, kanë konfirmuar edhe një herë se ato janë të pandashme dhe pothuajse 20 vjet pas përfundimit të serisë, që i bëri të njohura botërisht, ndërsa fotografitë e tyre të përbashkëta kanë përmbytur rrjetet sociale.

Gjithashtu, Aniston i bëri koleges Courteney një dedikim prekës në profilin e saj në Instagram.

Courteney Cox u bashkua me aktorët e saj të ‘Friends’ Jennifer Aniston dhe Lisa Kudrow si dhe shoqja e vjetër Laura Dern.

“Sot jam shumë krenare për të dashurën tonë, Courteney Cox. Unë i dua këto gra me gjithë zemrën dhe shpirtin tim. Lisa Kudrow dhe unë jemi mbi re, sepse mund ta festonim atë dhe arritjet e saja të mahnitshme”, ka shkruar Jennifer, krahas fotografisë së tyre të përbashkët nga ceremonia.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika