Daçiq vazhdon me propagandë: Prioriteti im i këtij viti, tërheqja e njohjeve të Kosovës

Ivica Daçiq ka paralajmëruar se pritet që gjatë vitit 2023 disa shtete të tërheqin njohjen ndaj Kosovës, gjë për të cilën ka thënë se është edhe pjesë e prioriteteve të tij

Ivica Daçiq, ish-kryetari i Kuvendit të Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë gjatë ditës së diel se një nga prioritetet në vitin e ri 2023 do të jetë vazhdimi i politikës lidhur me tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ai tha se presin që në javët e para të këtij viti, një vend do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës.

“Ne presim që në javët e para të këtij viti të ketë një vend të dhjetë që do të tërheqë njohjen, të cilën nuk e kemi shpallur”, tha Daçiq.

Daçiq tha se janë shpallur 18 vende që kanë tërhequr njohjen, deri më tani janë nëntë, emrat e të cilave nuk janë publikuar.

“Sigurisht që nuk do ta zgjidhë problemin, por krijon njëfarë pavarësie politike, që të mos jemi të varur nga fuqitë e mëdha”, tha ai, shkruan “Danas

Ai theksoi se Serbia e ka problem në Evropë, sepse aty e kanë njohur Kosovën numri më i madh i shteteve.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika