Dallimi mes aspirinës dhe ibuprofenit

Shpesh këto dy barna cilësohen si të njëjta, mirëpo ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se janë dy barna të ndryshme, për të cilët duhet rekomandimi i mjekut për përdorim.

.

Aspirina dhe ibuprofeni  janë dy ilaçe që përdoren rëndom kundër dhimbjeve të ndryshme.

Në pamje të parë, të dyja barnat duken sikur kryejnë të njëjtin funksion. E vërteta është se ilaçet kanë specifika të ngjashme por janë ndryshe nga njëra tjetra.

Të përbashkëtat e të dy barnave është që luftojnë dhimbjet dhe inflamacionin.

Aspirina i përket një grupi kimikatesh të njohura si salicilates, që gjenden natyralisht tek rrushi i thatë dhe kajsitë por edhe fruta e perime të tjera.

Këto grupe substancash kimike janë përdorur për trajtimin e disa sëmundjeve për mijëra vjet me radhë.

Të dyja së bashku largojnë dhimbjet duke bllokuar hormone të caktuara në trup.

Kur duhet përdorur aspirina?

Ilustrim

Ekspertët thonë se një dozë e vogël ditore e aspirinës mund të shmangë atakun në zemër për personat tashmë të rrezikuar prej këtij problemi. Aspirina pengon mpiksjen e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e tij drejt zemrës.Pra, njihet si hollues i gjakut.

Aspirina në anën tjetër përdoret për uljen e temperaturës, për të parandaluar formimin e mpiksjeve të gjakut dhe reduktimin e riskut për sulm ishemik, për të parandaluar infarktin e miokardit në pacientët me sëmundje kardiovaskulare, për të parandaluar goditjet në tru dhe për të parandaluar kancerin kolo – rektal.

Aspirina nuk është e përshtatshme për fëmijët nën 16 vjeç, sepse mund të rrisë riskun për sindromën e Reye – së, që mund të shfaqet pas një virusi, siç është i ftohti, gripi apo lija. Mund të çojë deri në dëmtim të trurit apo vdekje.

Megjithatë, përpara fillimit të një terapie të tillë,  këshillohet që të konsultoheni me mjekun.

Kur mund të përdoret Ibuprofeni?

Ilustrim

Të miturit nën moshën 12 vjeç mund të përdorin ibuprofenin vetëm kundër gripit apo lisë.

Ata duhet të qëndrojnë larg aspirinës sepse mund të jetë vdekjeprurëse, duke qenë se ajo mund të rrisë rrezikun e disa sëmundjeve fatale.

Shumë ekspertë rekomandojnë që të përdoret ibuprofeni në rastet e dhimbjeve të kokës apo dhimbjeve të tjera të ndryshme. Ndikimi i këtij bari në qelizat e gjakut është më i ulët se në rastin e aspirinës.

Ibuprofeni mund të përdoret për trajtimin afatshkurtër simptomatik të: dhimbjeve të lehta siç janë; dhimbje koke, përfshirë dhe krizat e migrenës/dhimbje koke e shoqëruar me migrenë, neuralgjitë, dhimbjet e dhëmbit, dhimbjet artikulare dhe muskulare, dhimbjet e mesit, dhimbjet menstruale dhe dhimbjet që vijnë nga ftohjet stinore.

Shmangia e këtyre ilaçeve

Gratë shtatzëna duhet të shmangin si aspirinën ashtu edhe ibuprofenin.

Njerëzit që vuajnë nga gjakderdhjet duhet të shmangin tërësisht aspirinën sepse ajo ka një ndikim më të fortë tek qelizat e gjakut.

Nëse merrni ibuprofeni, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mbani shëndetin nën vëzhgim.

Të dyja ilaçet nuk duhen marrë në të njëjtën kohë sepse do të rrezikoheni më shumë nga gjakderdhja në stomak.

Përdorimi i tepërt i aspirinës mund të nxisë dhimbjet e kokës. Për pasojë, njerëzit që vuajnë nga migrena duhet të tregojnë kujdes.

Përdorimi i tepërt i ibuprofenit rrit rrezikun e atakut në zemër me të paktën 31%, thonë ekspertët.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika